Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Shkallës së Zezë në Tepelenë.
Makina në të cilën udhëtonin burrë e grua ka rënë në lumin Drino e përmbysur, por fatmirësisht personat që udhëtonin me të kanë shpëtuar, duke pësuar dëmtime të lehta.
Mësohet se çifti i shqiptarëve po kthehej nga Greqia dhe në një moment, drejtuesi i mjetit tip “Ford” me targë AA626EJ është përgjumur.
Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Fatmirësisht, ata kanë arritur të reagojnë në kohë, duke u hedhur nga makina.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
l.h/ dita
