E nderuar DITA. Lexoj përditë rubrikën tuaj në vargje dhe ëm pëlqen shumë. Autori ka të drejtë në vjershën e fundit kur thotë që këta që i lëpijnë prapanicën horrit në pushtet, do jenë të parët që do ta pështyjnë sapo të bjerë nga pushteti.
Një lloj anticipimi i këtij debati që pritej të ndodhte më vonë ndoshta mund të tkurrë rezistencën antiBerishë brenda PD që fillon nga të pakënaqurit e nivelit të parë që pretendonin të ishin ministra, vijon me deputetët që luftojnë cdo ditë me ministrat aktualë për të punësuar njerëzit e tyre, dhe akoma më shumë me një pjesë të ndritshme të PD brenda apo jashtë forumeve dhe kundër linjës improvizuese shpesh herë të qeverisë për cështje të mëdha si pronat, legalizimet apo ligje të tjera. Sigurisht nëse do të ekzistonin fraksionet e ligjshme, kundërvënia mund të ishte më e qartë.
Ekziston ndërkohë dhe kundërshtia e aleatëve që po formatohet. Në instancë të fundit, edhe koniunktura ndërkombëtare po bëhet haptas e pafavorshme ndaj Berishës. Lëshimi i nervave që pëson herë pas here Berisha mund ta përshpejtojë kështu krizën e një mazhorance që përkundër dukjes solide nuk i ka të gjithë numrat për të qenë e qetë. Ndaj Berisha ka më shumë arësye se të tjerët për të qenë shumë i kujdesshëm.
Email nga adresa: [email protected]