Shok dhe shpresë

redaktor

Këto ditë si për një rastësi të cuditshme po lexoja rrëfimin e strategut politik të laburistëve Philip Gould, për muajt e fundit të jetës dhe mënyrën si e priti vdekjen pas kancerit në ezofag. Kur mjeku i tha për herë të parë se kishte një masë tumorale në trupin e tij dhe se shanset për ta fituar betejën me të ishin 50 me 50, Lordi Gould u pështjellua nga një ndjenjë shoku dhe shprese. Saktësisht kështu besoj janë ndjerë të gjithë ata të majtë anti Rama, të majtë pro Rama, të paangazhuar kundër Berisha apo të angazhuar kundër Berisha, në momentin kur Rama i shtriu dorën Metës, – në gjendje shoku dhe shprese.

Për të parët, ata që u shokuan nuk kam fjalë ngushëlluese vetëm tu sugjeroj të jenë më të ftohtë dhe pragmatistë kur gjykojnë politikanët dhe politikën. Historia njëzet vjecare e demokracisë në Shqipëri ka dëshmuar se asgjë nuk është e pamundur, sic në fakt edhe nuk duhet të jetë, sidomos kur llogaritë janë në favor të interesave të politikës. Ashtu si në rastin kur zbulojmë se brenda vetes kemi një sëmundje vdekjeprurëse dhe se vdekja është e pashmangshme duhet të mësojmë ta pranojmë atë, pse jo edhe ta mirëpresim me qetësi dhe reflektim për zgjedhjet që kemi bërë në jetë.

Për të dytët, ata që u mbushën me shpresë se e kapën pushtetin pas 23 Qershorit, u këshilloj të presin përpara se të nisin festimet, se sic thotë edhe populli gëzimi pret. Bashkimi Rama-Meta mund të jetë shpresëdhënës për ata që mendojnë se konstantja historike e votës në Shqipëri favorizon të majtën në pushtet, por nuk duhet të harrojnë se e majta dhe e djathta e kanë humbur kuptimin në Shqipëri dhe se 23 Qershori do të jetë prova më interesante që kanë kaluar ndonjëherë politikanët tanë. Ka faktorë dhe aktorë të rinj. Ka pazare më të qarta. Ka pritshmëri më të ulët. Më shumë miliona për tu shpenzuar. Më shumë miliona për tu humbur në rast se bëhesh kilent I grupit humbës. Mbi të gjitha ka percpetim mbarëkombëtar se të gjithë bëhen me të gjithë mjafton të marrin pushtet dhe të dinë ta ndajnë atë.

Prandaj, si të shokuarit ashtu edhe të shpresuarit duhet të qetësohen. Pas 23 Qershorit mund të shohin edhe aleanca që deri më sot i kanë menduar të pamundura. Që kur Ilir Meta kapërceu në qeverinë e Berishës në 2009-tën, aktet politike të pragmatizimit e kanë humbur shansin e paragjykimit, madje edhe në rast se Rama dhe Berisha do të bashkëqeverisin një ditë, gjithnjë në emër të interesit kombëtar dhe integrimit, kartës së përdorur së fundmi për të fshirë dhe larë cdo baltë të grumbulluar nga rrotat e pushtetit dhe keqpërdorimit të tij.

Personalisht, ndjehem pjesë e një grupit të tretë njerëzish që Shqipëria i ka mësuar as të mos shokohen e as të mos shpresohen për ditë më të mira dhe më të përgjegjshme me sjelljen ndaj pushtetit. Unë jam në favor të një klime të re që politikanët duhet të përqafojnë, përvec përqafimeve elektorale që do të shohim në ditët në vijim në përpjekje për ta ngjizur edhe në bazë shtatzaninë e frymëzuar nga Lart. Jam dakort me Ramën kur thotë Boll. Tani duhet të bashkohemi dhe të mos lejojmë që të përfitojë Berisha nga ndasitë e tyre. Por Rama, ashtu si edhe gjithë të tjerët, që po vuajnë si ta shpëtojnë popullin nga qeverisja e keqe duhet ti thonë Boll politikës agresive, sharjeve, fyerjeve, thirrjeve për revolucion, për protesta, për një moral të ri më të pastër e më të shëndetshëm. Boll, gjuhës ekstremiste që e ka bërë këtë vend të pandjeshëm ndaj cdo krimi dhe cdo krimineli. Boll, vrasjes së shpresës duke akuzuar të tjerët si e Keqja e Madhe kur e ardhmja na qenkërka përmbi gjithcka dhe nesër u duhet të lëpijnë atë që thonë sot. Boll, me iluzione dhe pritshmëri të parealizueshme. Është koha për të dalë vërtet lakuriq përpara shqiptareve, në kuptimin shpirtëror dhe intelektual, jo vetëm fizik të fjalës…

Share This Article
13 Comments
  • E dashur Ilva.Une duo te besoj qe ju jeni boll e emancipuar per te kuptuar te verteten dhe politiken.Neve na mungon kultura europiane sepse c’do gje e lidhim me punen.Amerika dhe Europa nuk e shesin veten per nje roge 3-4 mije dollare ne muaj kur ne dorezohemi me 3-4 qind.Berisha nuk mund ta ndryshoje me Shqiperine mentaliteti i tij eshte ta beje me mire se Vicidoli.Ai,Berisha eshte gati ti veje flaken perseri Shqiperise per te qene i qete se nuk do te denohet dhe do te beje krime te reja.Rotacioni do t’a kthjelloje sadopak Shqiperine perpara se ta ndotet perseri e perseri edhe “roma nuk u ndertua per nje dite” Ne Shqiptaret duam te fluturojme por duhet te ecim me kembe ne toke.Ju lutem analistevete [pa]varur te mos e shesin veten per nje post e per nje roge modeste,kujtoj Shkullakun turpin e radhes te analisteve.Te dashur analiste -mos u beni kameleone !

  • Ç’këshilla të mrekullueshme! O njerëz, futuni të tërë në “grupin e tretë” se do jini më të qetë, as nuk do shokoheni, as nuk do shpresoheni (përdorim i ri ky i fjalës shpresë) dhe ka të ngjarë të gëzoheni në kohën e duhur!

  • Do te rekomandoja duke qene se je ne moshe dicka e vogel qe te te mos fyej mendime t qe nukshkojne as ne te majte dhe as ne te djathtenuk jane te mira per faktin se duhet te qeverise dikush i majte apo i djathte se te pakten tek ne nuk ka centrista(tepakten deri sot) prandaj mos ndill percarje na duhet bashkim sipas ideve dhe kush te fitoje por ama me merite jo me vota te vjedhura per intresa te vecante politike por une personalisht mbeshtese te majten se me duket shume me e sinqerte se e djathta,dhe shume progresiste .

  • HASIAN :KUR PYET NGA DUHET TE SHKOJME PYET PER VETEN TENDE APO PER TE GJITHE NE PERGJITHESI ? NE QOFTE SE FLET PER VETEN TENDE MENDOJ QE NUK PASKE KARAKTER, SEPSE CDO NJERI NGA NE E DI NGA DUHET TE SHKOJE DHE NUK PRET ILVEN E RADHES OSE ANALISTET ET JERE PER TI TREGUAR RRUGEN OK…..NE QOFTE SE FLET NE PERGJITHESI GABOHESH SEPSE TI NUK PERFAQSON POPULLIN (SI EDHE UNE NUK E PERFAQSOJ SHUMICEN ) POR SECILI NGA NE SHPREH ATE QE MENDON NE KOMENTET E TIJ….NUK DO SHUME PER TU KUPTUAR SE NGA DUHET TE SHKOJME, SECILI BEN ZGJEDHJEN E VET PA U INFLUENCUAR NGA ASKUSH SEPSE TE GJITHE JEMI TE LIRE TE BEJME ATE QE DUAM EDHE TE VOTOJME KE DESHIROJME (PACKA SE VOTAT VIDHEN). JETOJME PER FAT TE KEQ NE NJE VEND MATERIALIST KU IDEALET KANE VDEKUR OSE JANE DREJT VDEKJES,,,POR SHPRESA PER NJE JETE ME TE MIRE PER TE GJITHE RRON DHE KA PER TE RROJTUR GJITHMONE …..!!!!!!!!

    • Secili ka të drejt me qenë i majt, i djathtë, centrist apo asnjanës. z. Tare ka shkru mjaft mirë. Askush nuk mund të bahet profet/e në vendin e vet. As qëndrimet e z. Tare nuk i pëlqejn ekstremistët e majtë, etj. etj. Ajo u mundu t’ekuilibrojë por dihet që anon kah e majta. Ndoshta cilido koalicion të fitojë, do fitojë koalicioni por nuk do fitojë as populli as Shqipnija…

  • Rotacioni i pushtetit gjithmone eshte me i mire se qendresa per nje kohe te gjate ne pushtet.Duhen zgjedhje te lira dhe kush do te na qeverise duhet te vendoset nga populli dhe njerezit qe qeverisin do te behen perdite dhe te pergjegjshem.Po u largua Berisha , patjeter qe,do te fitoje populli shqiptar qe Berisha e ka zene per gryke.Vrasje korupsion jane te vetmet gjera qe Berisha mund te afroje tani,Ata qe barazojne Ramen me Berishen ose kane probleme me intelektin e tyre ,shikoni shqipen qe perodorin ne komentet e tyre, ose jane te lidhur me Berishen ne krimet e tij ose jane te shitur per nje vend pune apo per nje thes me miell. Veriu i Shqiperise akoma nuk e ka kuptuar se Berisha dhe Jozefina luftojne perte mbrojtur b.then e tyre .Popull shqiptar mos votoni Berishen ju lutem !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *