Shokë skuadre me Strakoshën, Lacio ideon Memushajn në mesfushë

DITA Online

Listës së gjatë të skuadrave italiane që kërkojnë Ledian Memushajn, i është shtuar edhe skuadra e Lacios.

Të kaltrit e Inzagit e shikojnë mesfushorin e Kombëtares si një gur shahu në repartin e mesfushës, i cili pritet të zërë vendin e kapitenit Bilja që do të largohet nga lacialët.

Sipas “Corriere dello Sport”, Memushaj do të largohet nga Peskara pas rënies në Serinë B.

hqiptari ka përvojën dhe cilësinë e duhur për t’u bashkuar me skuadrën e Lacios dhe pëlqehet nga drejtuesit e klubit.

Posti i Igli Tares si drejtor teknik mund t’ia lehtësojë transferimin Memushajt për tu bashkuar me Strakoshën në një skuadër.

Lacio sezonin e shkuar u rendit në vendin e 5 në klasifikim dhe do të marrë pjesë në Ligën e Europës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *