SHBA – E njohur për perfomancat e papritura kur ajo hipën në skenë, këngëtarja Madonna ka regjistruar bëmën e saj më të fundit, duke zhveshur një vajzë në skenë.
Gjatë një koncerti në Australi, në kuadër të turit të saj “Rebel Heart”, Madonna ka ftuar në skenë një vajzë 17-vjeçare, të cilën pa më të voglin problem I ul buzën, duke i ekspozuar gjoksin.
Në një video të postuar së fundmi, këngëtarja e famshme shihet duke qëndruar pranë vajzës duke thënë se kjo është ajo lloj vajze që të bën të duash t’i japësh një pëllëmbe nga pas dhe t’i heqësh…dhe në ato momente vepron duke i ulur bluzën dhe duke i nxjerrë në pah gjoksin.
Menjëherë ajo i kërkoi falje: “Oh, dreq! Më fal, ngacmim seksual. Mund të më zhveshësh edhe mua po deshe”. /H.M/ Dita

Degjenerate, pa moral, pa familje.