Mesditën e së hënës nga një sherr mes dy adoleshentëve humbi jetën një 15-vjeçar. Ngjarja nisi me shkëmbim fjalësh fyese në një lokal interneti dhe më pas skena e fundit e tragjedisë përfundoi në rrugë, pak metra larg lokalit në fjalë. Në sy të shumë njerëzve që preferuan të luajnë rolin e indiferentit dhe nuk kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin e nisur për llafe fëmijësh. Pasi është dhënë alarmi në polici për këtë ngjarje që ka përfunduar me humbje jete, policia ka marrë informacion edhe mbi identitetin e autorit, i cili njihej nga shumë persona. Kjo ka bërë që ai të arrestohej pas pak minutash, në banesën e një shoku të vet, por ndërkohe jeta e një 15-vjeçari ishte shuar.
Ngjarja
Autori i ngjarjes së rëndë që i mori jetën 15-vjeçarit dyshohet sipas denoncimit të bërë nga persona që u ndodhën në afërsi të vendngjarjes Xh.L., që ende nuk ka mbushur 18 vjeç, raportohet të jetë autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit Fatos Daci. Nga hetimet e para rezultoi se krimi ka ndodhur për motive banale gjatë një grindjeje të çastit mes adoleshentëve.
Loja e nisur mes tyre me armë zjarri në lojërat videogame të internetit përfundoi me armë të ftohta, pasi 15-vjeçari u godit me thikë nga “kundërshtari” i tij në lojën e saponisur. 15-vjeçari Daci ishte më fitues ndaj Lekës dhe kjo ndezi gjakrat, të cilat disa ndërhynë për t’i shuar në pikën e internetit. Por kur dolën jashtë, askush nuk ndërhyri, ndërsa shoku në në lojën elektronike, nxori një thikë dhe goditi disa herë me të Dacin. Kjo i kushtoi jetën 15-vjeçarit me origjinë nga Dibra e banues në plazhin e Durrësit. Ndërsa Xh.L. u arrestua 90 minuta më pas nga policia e Durrësit.
Sipas një punonjësi të policisë, “të dy banorët qenë në një internet kafe ku dhe nisën të grinden. 17-vjeçari e goditi disa herë me thikë 15-vjeçarin Daci, i cili nuk mundi të mbijetojë. Vetëm pak çaste pas mbërritjes në Spitalin rajonal të Durrësit, ai u nda nga jeta, ndërsa autori ishte larguar nga vendngjarja”.
Banorët që i njihnin treguan se të dy nuk ishin as në punë dhe as nuk frekuentonin mësimet në ndonjë shkollë. Viktima 15-vjeçare ishte i apasionuar pas lojërave elektronike dhe qëndronte për një kohë të gjatë me to, saqë shokët e kishin të vështirë që ta mundnin. Nga burimet policore bëhet me dije se pasi përfunduan lojën dy adoleshentët ecën së paku rreth 10 metra, dhe sapo vunë këmbë në trotuar, Xh.L. e qëlloi me thikë. Mjekët bënë me dije se 15-vjeçarit i ishte prekur arteria kryesore që furnizon me gjak zemrën dhe ishte e pamundur ta mbaje në jetë për shkak të dëmtimit të madh.

Kjo Eshte ecja perpara me kete qeveri .rinia pa Pune, pa shkolla, pa te ardhme , vetem me kazinora dhe lojra fati do ecim perpara.shteti vret , njerzit vriten ,kriminelet nuk Kapen .por dhe ata qe Jane denuar u jepet leje qellimisht qe te dalin nga burgu. Kjo Eshte shqiperia kjo Eshte ecja perpara me kriminela e bandite te veshur me pushtete
Kete sistem kemi zgjedhur,ta gezojme…!