Shokuese! Maqedonasi blen nusen 15-vjeçare për 1600 euro

Bora Basholli

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të Krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Penale në Shkup të Maqedonisë Veriore, ka parashtruar aktakuzë kundër një personi, për veprën e kryer penale-tregti me fëmijë, ndërkaq në Këshillin për fëmijë pranë Gjykatës Penale në Shkup është parashtruar propozim për zbatim të sanksionit ndaj fëmijëve në konflikt me ligjin mbi 16 vjeç për të njëjtën vepër, përcjellë albinfo.ch

Prokuroria sot bëri të ditur se i akuzuari në prill të këtij viti me qëllim që të martohet ka blerë viktimën 15 vjeçare për 1.600 euro edhe pse e ka ditur moshën e vajzës. Në kumtesë sqarohet se i mituri e ka nxitur të afërmen 15 vjeçare në martesë të dakorduar, me mashtrim e ka marrë dhe e ka dërguar në vendin e dakorduar.

I dyshuari ka paguar shumën e kërkuar dhe duke përdorur forcën fizike dhe dhunën psikologjike dhe tentim për abuzim seksual e ka marrë me vete vajzën e cila ka rezistuar. E dëmtuara ka shfrytëzuar rastin dhe në moment të përshtatshëm ka ikur dhe është drejtuar për tek prindërit e saj. Prokurori kompetent publik së bashku me aktakuzën në gjykatë ka parashtruar edhe propozim për vazhdim të masës së caktuar paraprakisht paraburgim për të akuzuarin.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • i akuzuari i dyshuari,ne vendin e dakotruar eshte vetem 17 vjec……….e dyshuara, viktima , ne vendin e dakortuar ka qene 16 vjec ……LAJME KOT SE KOTI

    • Ske faj o taqo, se nuk ka ekzistuar me pare ne shqip shprehja “vend i dakorduar”, ke te drejte te ngaterrohesh.
      Eshte ngaterruar Dita dhe hajvanet qe i quan gazetare, dhe “jo vetem..”
      Shqip po flas, po eshte shqipe e re kjo, dhe duhet pak kohe ta mesojme te gjithe.
      Gazekari psh perton te thote ne vendin per te cilin ishin marre vesh..nga mareveshje, por mareveshja tani iu eshte kthyer dakordim,,
      30 vjet dhjerokraci e pollen dhe nje degjenerate gjuhetaresh te rinj, qe ca nga injoranca dhe ca nga pertesa, u shkulin fjalive fjale te sakta per ti rene shkurt, dhe shkruajne idiotizma sa me shume te jete e mundur. Aty i bien gjate fare bile..
      Dhe jo vetem..
      Me “dakortesim” kuptohet. Mund te themi qe femija “vetekreu” nje akt te denueshem nga ligji penal

  • SHOLUESE!!!!!!i akuzuari i dyshuari,ne vendin e dakotruar eshte vetem 17 vjec……….e dyshuara, viktima , ne vendin e dakortuar ka qene 16 vjec ……LAJME KOT SE KOTI

  • SHOKUESE!!!!!!i akuzuari i dyshuari,ne vendin e dakotruar eshte vetem 17 vjec……….e dyshuara, viktima , ne vendin e dakortuar ka qene 16 vjec ……LAJME KOT SE KOTI…..SHOKUESE

  • Ske faj o taqo, se nuk ka ekzistuar me pare ne shqip shprehja “vend i dakorduar”, ke te drejte te ngaterrohesh.
    Eshte ngaterruar Dita dhe hajvanet qe i quan gazetare, dhe “jo vetem..”
    Shqip po flas, po eshte shqipe e re kjo, dhe duhet pak kohe ta mesojme te gjithe.
    Gazekari psh perton te thote ne vendin per te cilin ishin marre vesh..nga mareveshje, por mareveshja tani iu eshte kthyer dakordim,,
    30 vjet dhjerokraci e pollen dhe nje degjenerate gjuhetaresh te rinj, qe ca nga injoranca dhe ca nga pertesa, u shkulin fjalive fjale te sakta per ti rene shkurt, dhe shkruajne idiotizma sa me shume te jete e mundur. Aty i bien gjate fare bile..
    Dhe jo vetem..
    Me “dakortesim” kuptohet. Mund te themi qe femija “vetekreu” nje akt te denueshem nga ligji penal
    Po ti mos u sholo, se keto gjera ndodhin, dhe jo vetem..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *