Shoqata e Bankave: Sistemi i sigurtë

redaktor

Arrestimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, dhe zhvillimet në këshillin Mbikqyrës me dorëheqjen e Adrian Civicit kanë ngritur pikëpyetje mbi sistemit financiar dhe bankar në vend.

Por përballë këtij shqetësimi Shoqata Shqiptare e Bankave ka lëshuar një deklaratë të shkurtër gjatë ditës së sotme, ku tentohet të qetësohet publiku dhe veçanërisht ata që kanë pune me bankat në Shqipëri, përfshirë këtu dhe biznesin.

“Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë përfshirë Bankën e Shqipërisë,Shoqata Shqiptare e bankave (AAB) në emër të gjitha bankave anëtare të saj dëshiron të sigurojë publikun dhe të gjithë depozituesit dhe klientët se funksionimi dhe stabiliteti i bankave tregtare në vend nuk janë cënuar.

Siç reflektohet edhe nga pasqyrat financiare, të cilat AAB i ka publikuar vazhdimisht, sistemi bankar shqiptar mbetet likuid, i mirë kapitalizuar, me një rritje të vazhdueshme dhe një performancë të qëndrueshme” theksohet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se AAB dhe bankat anëtare të saj do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Bankën e Shqipërisë si dhe institucione të tjera financiare kombëtare dhe ndërkombëtare për të siguruar ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.

Share This Article
2 Comments
  • rreni rreni se edhe po te jet e vertet nuk ju beson njeri seps ne ate vend eshte mbjell mashtrimi vjellja huni dhe litari i me te fortit dhe ligjin nuk zbatohet , prandaj thoni cfar te doni e ka marre ferra uraten ne ate vend , per derisa komandojne njerzit e hunit dhe te litarit ai vend nuk ka per te pare drit djelli per te mir te mases qe eshte e pa fajshme dhe e lene ne mes te kater rrugeve nga bandat politike ne vend .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *