“Do lirohen kriminelë nëse Gjykata e Lartë vijon mosfunksionimin”

Edona Llukacaj

Nëse Gjykata e Lartë nuk bëhet funksionale brenda një periudhe shumë të shkurtër, përveç pritjeve të gjata që penalizojnë qytetarët, kjo situatë mund të rezultojë edhe në lirimin e atyre që janë në paraburgim ose presin të ekstradohen.

Kështu thotë gjyqtari Erion Bani në emër të shoqatës së gjyqtarëve, duke theksuar se mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë rrezikon t’i japë lirinë kriminelëve.

Sipas tij, të parët që përfitojnë nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë janë shtetasit e huaj që presin të ekstradohen dhe ata të paraburgosur për të cilët gjykatat e rretheve apo Krimet e Rënda kanë shpallur mungesë kompetence dhe presin që Gjykata e Lartë të funksionojë dhe të japë një vendim në lidhje me ta.

Bani sqaron:“Nga këto raste, Gjykata e Lartë nuk mund të marrë një afat përfundimtar. Pasi kalojnë afatet, revokohen masat”.

Për ti dhënë një zgjidhje situatës ai mbështet propozimin e misionit EURALIUS për zgjidhjen e përkohshme të situatës përmes transferimit të përkohshëm.

“Është e nevojshme që KLGJ të gjejë zgjidhje. Neni 46 e zgjidh, bëhet fjalë për transferime të përkohshme të gjyqtarëve që plotësojnë kushtet”, nënvizoi gjyqtari Bani.

Kjo zgjidhje propozohet vetëm për dosjet urgjente penale, ndërkohë që numri i çështjeve të pagjykuara në këtë gjykatë po kap shifrën 32 mijë.

e.ll./dita

Share This Article
10 Comments
  • Ehu, po ne krye te Qeverise kemi nje hajdut te papare ndonjehre ne histori,, si EDI RAMA,

    Ndaj Gjykatat nuk do funksionojne per nje kohe te gjate , porse fajin nuk e ka ky hajduti,

    Fajin e kane Amerikanet dhe BE , qe e perkrahin kete hajdut, pa e kuptuar hilene hajdutit

  • Perse kujton se u be reforma ne drejtesi?
    Qe kriminelet politikane te mos ndeshkohen.
    Qe ata qe jane burgjeve te lirohen.
    Qe Rame Droga te qeverise ne anarki.
    Para nje muaji dukej sikur PD dhe LSi ishin drejt rruges se veteshpartallimit te tyre.
    Por koha po na tregon se eshte ndryshe.
    Vetem nje gomar i droguar dhe i vetekenaqur nuk mundi te perfitonte nga kjo situate, dhe per te shpetuar kohen e tij po shpartallon forcen politike me te madhe dhe me qyterare ne shqiperi.
    Te dashur socialiste mos u habisni kur PS te mos mund te ekzistoje me. Kujtoni ci ndodhi simotres se saj ne Itali.
    Duhet te luftojme per PS dhe Shqiperine njekohesisht.
    Rama nuk ka qene socialist as edhe nje minut te vetem.

  • MIS VALLE EDHE PER GJYKATEN E LARTE E KA FAJIN EDI RAMA !?

    Le te flasin faktet :

    Kronike e nje komploti me shume krere

    EDI RAMA PERBALLE ILIR METES E SALI BERISHES

    Majat e Ilir Metes dhe

    Ka dy aresye kryesore per shkarkimin e nje Presidenti kudo ne Bote:
    1- Shkelja e Kushtetutes, qe Ilir Meta e ka shkelur me te kater kembet e nje njethundraku.
    2- Paaftesia fizike apo mendore per te ushtruar detyren !
    Nga ana fizike Presidenti Ilir Meta nuk ka asnje problem.
    I ka ngjitur krejt majat me te larta te Shqiperise
    Tomorrin me mermerin e tij per kompani greke dhe indiane…
    Jezercen me shkopin e Xen Saleh Berishes Cim Peken!
    Korabin me Mona Cizme Lalezin
    Gramozin me Kotzias dhe Bakojanisin e Lulush Karabushit!
    Po ashtu edhe krejt majat e politikes shqiptare si
    – deputet per 25 vjet
    – nenkryetar PS-je
    – minister, zevendeskryeminister,
    – Kryeminister
    -Kryetar Kuvendi
    – President
    Por dardha e ka bishtin mbrapa! Eshte fjala per urimin e nje plaku te mencur qe takoi rastesisht Luigjin e 14-te Frances dhe eskorten e tij te sigurise

    Maja e Luigjit te 14-te

    – Bjere ne gjunje para Mbretit te Francés e urdheroi adjutanti i tij .
    Plaku beri sikur nuk degjoi dhe nuk u gjunjezua .
    Kjo i beri pershtypje mbretit pasi ishte hera e pare qe dikush e sfidoi autoritetin e tij.
    Kur adjutanti u be gati ta godase plakun, Luigji i 14-te nderhyri dhe i tha mos e godit se duket se ka problem me gjunjet.
    – Ne vend te perulesise kerkoi nje urim per Mbretin.
    Pasi u mendua pak plaku e uroi:
    – U ngjitsh e u ngjitsh, por kurre mos mberritesh ne maje o bir i Zotit !
    – Ptu plak matuf , i versulet adjutanti duke nxjerr kamxhikun… A nuk e di more matuf se ky eshte Mbreti i Botes Luigji i 14- te, maja e Botes !
    – E di shume mire, u pergjigj plaku. Po e di edhe me mire se sa me e larte eshte maja aq me e rrezikshme eshte edhe gremisja prej saj dhe ngriti kembezen e pantallonave dhe u tregoi gjurin pa kupen e tij.
    – Une nga nje shkalle rashe e humba kupen e gjurit. Po po te kisha rene nga maja e catise do te kisha thyer koken…
    Ngjitja eshte me veshtire se zbritja biro, i thote ai adjutantit . Por zbritja eshte me e rrezikshme sepse mund te humbasish jo vetem kupen si une por kur je ne maje humbet edhe koken !
    Profecía e plakut te mencur u jetesua vetem tri vjet mbrapa kur nga maja e Frances koka e Luigjit te 14 u keputet nga gijotina per zezonat qe i kishte bere popullit dhe shtetit te vet !

    Problemi kryesor jo vetem i
    kryemafiozit Meta…

    Jo vetem ate por krejt” Banden e Gangstereve” politike, biologjike dhe mediatike i ka kapluar SaLikeankthi dhe stresi para traumatik i SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, qe nuk do komandohen nga politika shqiptare, por nga aleatet tane strategjike SHBA, Gjermania dhe BE.
    Te vetdijshem per zezonat qe i kane bere Shqiperise dhe popullit te vet, per provat, deshmite me zerin e figuren e tyre me duar e kthetra mbi xhepat e pasurite e popullit te vet, te vetkapur ne flagrance ne zhberjen dhe rrenimin e mbi 15 fishte te shtetit shqiptar ata jane cakerdisur, terbuar dhe cmendur krejtesisht nga ligji dhe drejtesia, pra nga shteti ligjir, qe eshte zemra, shpirti dhe gardiani i cdo shteti dhe demokracie normale e funksionale kudo ne Bote.
    Prandaj, nuk po lene gur pa levizur, intriga e komplot pa sajuar qe te sabotojne dhe minojne Reformen ne Drejtesi dhe Vetingun, qe te parandalojne fundin e tyre te turpshem ne pranga.
    Kesaj lukunie te ish pozites shtetrrenuese e atdheshitese sot opozita me destruktive qe ka pasur ndonjehere Shqiperia, i bashkohen hapur ose me gure nder trota, me percarje, me thika pas shpine edhe “ mamuthet e korrupsionit” Nano- Meta- Nano dhe bashkepunetoreve te tyre ne postet kyce qeveritare, kudo ku ishin djersa dhe mundi, pasurite kryesore te Shqiperise dhe pronat e shqiptareve ala Arben Malaj, Shpetim Idrizi, Harasani, Kastriot Islami… e co.

    Nje komplot i madh per koken
    dhe per kuleten!

    Te vetdijshem se edhe ata e kushdo qe ka shkelur ligjin do kalojne ne filtrat e SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, pa shume zhurme, por me komplotet e intriga te pabesa nen rrogoz, me analiza te paguara apo imponuara, duke spekulluar dhe abuzuar, deri edhe me Luften Nacional Clirimtare dhe nazifashistin Mithat Frasherin e me tufen neofashiste te nje mole putiniste me emrin Agron Tufa, orvaten te krijojne iluzionin e rreme te protektorit te gjoja Partise Socialiste 24 karat te paster qe e paten kalbur e degjeneruar me megakusarine dhe korrupsionin e tyre mamuthian, sic e quante kryemamuthi i korrupsionit Sali Berisha, qe ua kaloi atyre me dhjetfishin.
    Pra te dyja palet armiq-miq, miq-armiq i bashkon jo vetem lufta per ekzistence, lufta per mbijetese politike e fizike, lufta per koken.
    I bashkon edhe lufta per kuleten sepse dhjami i kusarie, i luksit dhe jetes se shthurur me shpenzime te medha ka filluar te shkrihet jo vetem tek ata, por edhe tek opozita kryekusare e SaLike Floririt .
    Akuzat per tradheti te LANC-it dhe te PS-se, per neodiktature e junte, per shkelje te lirise se shtypit, per kanabizim e krimi te organizuar ndaj Edi Rames dhe Rilindjes se tij, jane vetem sebepi, vetem maskat, kenga e sirenave Berisha- Nano qe jane bashkefajtore ne gjysmen e mbi 15 rrenimeve te Shqiperise, sidomos ne pesevjecarin e pare te demokracise shqiptare.

    Nje kryereformator revolucionar
    demokratik

    Edi Rama nuk eshte as engjell e as profet. Ka gabime e faje sa te duash, por deri tani edhe se kryebashkiak i Tiranes , qe e ktheu nga nje nevojtore Vicidoli ne nje metropol evropian, edhe si kryeminister i Shqiperise ka mbajtur dy premtimet kryesore .
    Se pari kursin e premtuar politik te Qendres se Majte me deklaraten “midis se djathtes dhe se majtes” qe ne fushaten elektorale te 23 qershorit 2013.
    Se dyti, me kryereformen e te gjitha reformave ate ne Drejtesi dhe Vetingun, pa te cilen nuk ka jo vetem ligj e drejtesi, por as ekonomi, as financa, as zhvillim, as investime te huaja as integrim evropian as shtet fare.
    Nje shtet pa shtet ligjor nuk eshte shtet.
    Asnje investitor serioz i huaj nuk rrezikon parate e pasurite e tij ne nje shtet pa ligj e drejtesi, ne nje shtet ku gjykatesit e prokuroret shesin drejtesi e deri sekrete hetmore per nje ceshtje qesharake, qe asnje gjykates i mirefillte profesionist nuk do te pranonte ta gjykonte per mungese faktesh, aktesh, provash, pasojash minimale penale, pa denoncim, as padi nga asnje person fizik as juridik shqiptar ose i huaj.
    Thashetheme, biseda halabakesh, mungese etike terrci e verrci, verrci e terrci te kthyera ne objekt hetimi nga dy prokuhorat me kriminale qe ka pasur ndonjehere Shqiperia si Adriatik Palle Floriri e Besim Hajdar… Xen Berisha qe fshehen 99 kilogram kokaine 99.99 per qind te paster dhe transferuan ne prokurorine kamikaze te tyre ne Durres per muaj megadosjen e 613 kilogrameve te tjere te kapur nga policía shqiptare ne bashkepunim me DEA-n syshqiponje amerikane dhe sherbimet aleatet evropiane !
    Kush i liroi para kohe Avdylajt e Shijakut, Edi Rama e Vangjush Dako apo pese gjykatesit e Larte te SaLike Floririt ne Gjykaten e Larte qe e vajtojne si kukumjacka e Vicidoli apo Cepani te Skraparit si njeri edhe tjetri!?

    I pari shtetar shqiptar burre shteti!

    Mos valle Edi Rama e ka fajín edhe per 8 nga gjykatesit perfshi edhe kryetarin e Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja qe i spastroi Vetingu apo i iken atij per te shpetuar cfare mund te shpetohej.
    Po ashtu edhe ne Gjykaten e Larte e me radhe ne cdo hallke te gjyqesorit dhe prokurorive shqiptare.
    Te mesuar me Sali Berishen qe bente edhe kryeprokurorin edhe kryegjykatesin suprem ala Ajatollah Khoemini… i kerkojne llogari Edi Rames edhe pse se nuk mbajti premtimin per gjykimin e Gerdecit, Autostrades se Kusarise se Kombit, Gerdecin, CEZ-in… 21 janarin !?
    Po pse idiot eshte Edi Rama te beje Saliun Nr.2 aq me teper me kamikazet e mercenaret e tij ne cdo hallke te gjyqesorit dhe ligjzbatimit shqiptar !?
    Dhe sipas kenges se sirenave te Vicidolit Edi Rama na qenka diktator e Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevici na qenka demokrat me me shume shqiptare te vrare e sakatuar ne 13 vjet Salikraci se nga ish- diktatura gjakatare komuniste ne 46 vjet!? Kjo shifer ne vendljndjen e tij eshte mbi 4 here me e madhe vetem ne vitet 1998-2000 krahasuar me gjysem shekulli diktature !?
    Se fundi ka edhe nje fakt shume domthenes per konceptin qytetar, demokratik dhe staturen juridike te Edi Rames me zerin e figuren e tij ne syte e mbare shqiptareve dhe nderkombetareve .
    Eshte i vetmi kryeminister, kryeshtetar dhe krye politikani ne historine e Shqiperise ne historine e Shqiperise qe deklaroi hapur se le te filloje nga une SPAK-u dhe Byroja Konbetare e Hetimit, pra Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu, ligji dhe Drejtesia!
    Nese jeteson dhe kurorezon me sukses Reformen ne Drejtesi, Vetingun, SPAK-un dhe Byron’s Kombetare te Hetimit, pra vendos shtetin e se drejtes dhe ligjin, shkurt shtetin ligjor ne Shqiperi, Edvin Kristaq Rama do te futet ne historine e Shqiperise si babai i shtetit ligjor shqiptar perkrah Ismail Qemal Vlores, babait te pavaresise dhe shtetit te pavarur shqiptar, pra si nje burre i madh shteti qe po kryen te parin revolucion demokratik te mirefillte e te plote ne Shqiperi .

    • O Alban Dega, ku e gjen moralin t’i që mbete po mizë kali rama-vicjan, tek lekët e pisët nën dorë, apo tek të qënurit pjesë e pjellave e mostrave të diktaturës komuniste të akuzuar e faktuar me zë, figurë e deshmi të gjalla, sa istitucionale, e medjatike dhe më shumë popullore si pjesë përbërëse të botës së krimit e korrupsionit, ku, o docër i docërve që vazhdon t’i bëjshë avokatinë rama-vicin, trashëgimtar i vrasësit të fjalës së lirë? Po indiferentizmin zyrtarë të rama-vicit ndaj fermerëve e biznesmenëve qe prej vitesh po i servirin popullit ushqime të tejngopura me hormone e kimikate qe po ja nxijnë e shkurtojnë jetën shqiptarëve, me bekimin vucic-ovic, që do të thotë; sabotim e tradhëti kombëtare, veprim që as etërit e diktaturës komuniste nuk ja bëne dot popullit në masë, ku? Të komentosh është sa dije dhe profesion, por të zhgaravisësh për t’i shërbyer pjellave të diktaturës komuniste me një barrë krimesh e supërkorrupsionesh mbi supe, do të thotë të mbetesh po mijë kënetash që vazhdon t’i bësh avokatinë djallit, megjithse je në SHBA tempullin e mbrojtjes së vlerave të lirisë e demokracisë në botë. Janë mijra nëna e gra të veshura me të zeza, si dhe mijra fëmijë të mbetur jetim, pa harruar një pasuri kombëtare e private të grabitur e të tjetërsuar nga politikat bastarde të bijve të të etërve e mostrave të diktaturës komuniste me një barrë krimesh mbi supe që kërkojnë Drejtësi, e jo lojra fjalësh e avokatin ndaj tyre, se do të thotë bashkëfsjësi. Për kujtesë, ndershmëri e patriotizëm, kujto zgjedhjet e fundit parlamentare ku populli në shumicë i bojkotojë ato zgjedhje duke e nxjerrë ps-pd-lsi e garnityrën e tyre të dhere, por krenare dhe kërkuar me forcë Reformën në Drejtësi, Vettingun e ligjin e Dekriminalizimit, me mbështetjen e SHBA e BE, pastaj na dil e bëjë avokatinë djallit. Prisni o mizakali, kurë e djeshmja supërluksoze e vënë nga binjakëzimi i pushteteve me botën e krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-drogamano-imoralo-politik do t’u mbetet një ënder, kurse e nesërmja po vjen minuti që nga poltroni i fuqisë se pushteteve të binjakzuar me djallin, ne bangën e Drejtësisë, dhe pas sajë në një fund të turpshëm e pa kthim, ku nuk do të mund t’u shpëtojnë as miljonat e grabitura , por as ndonjë sozi e juaja në c’ do cep të botës kudo qoftë. Besoni, binduni e ndaluni në ligësitë e tradhëtitë tuaja ndaj popullit e vëndit dhe rrefehuni sa nuku është vonë, që SOVRANI, SHBA, BE e Ligji dhe Zoti t’u mëshirojnë.

  • Ju plehrat dhe mbetjet e Hajdutve Ilir,Mona,Berisha&kompani pa fije turpi e sulmoni Reformen ne drejtsi.hajdut te tmerruar duhet ta keni te qart se po vjen fundi i juaj dhe i pasuris se vjedhur koha e bastardve po perfundon

  • Ky nuk meriton te jete gjyqtar! Po deri dje si jane denuar hajdutet dhe kriminelet ne Shqiperi! Kush i ka denuar! Eshte paguar para e madhe dhe jane liruar duke e tjerrur ligjin dhe gjetur menyra per t’i liruar! Mos na tregoni perralla! Te pastrohen njehere e mire “organizata plepistekriminale e saliut”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *