Shumë banorë të qytetit të Durësit që banojnë në banesat e sekuestruara kanë krijuar shoqatë dhe janë kundër aktit normativ. Ata janë shprehur se ky akt është antikushtetues. Dhe thonë se shumë prej pronarëve që kërkojnë të marrin banesat, kanë marrë vetë shtëpi nga shteti. Grupi i qiramarrësve, sipas kreut të Shoqatës, Myftar Kurti, (e që në numër janë qindra herë të shumë se pronarët) është ndier tepër i zhgënjyer. Sipas tij, qiramarrësit gëzohen që pronarët do të marrin pronën të cilën duhet ta kishin marrë 10 vjet të shkuara nëse qeveria do të mendonte vërtet si për ta, ashtu dhe për qiramarresit. Por ne nuk jemi dakord me Aktin Normativ të Qeverisë. Pse?
Akti Normativ sipas nenit 101 të Kushtetutës është antikushtetues sepse akte të tilla Qeveria i ndërmerr në raste kur ka emergjenca ose nevoja të menjëhershme, si përmbytje, zjarre, tërmete, përgatitje për lufte etj.
Fakti që Qeveria nuk u gjend në asnjë rast në këto nevoja e urgjenca madhore për të marrë të tilla vendime që brenda dy muajve qiramarrësit që nuk marrin kredi me 0% në BKT më 1 Nëntor do të dorëzojnë banesat tek pronarët legjitim e bënë këtë vendim antiligjor dhe antikushtetues. A është vallë emergjent ky problem madhor që ka 20 vjet që trajtohet? Akti Normativ ka dhe xhevahirët sociale, morale, ekonomike e shoqërore. Të pabindurit do t’i strehojë bashkia në banesa sociale. Të varfërit e pensionistët do t’i strehojnë në azile. Ja pra, shprehet Myftari në emër të Shoqatës, kjo është logjika e Qeverisë, e Kryeministrit, ministrit dhe në fund e Presidentit, se po qe për kuvendin, ai njëzëri këtë vendim e ktheu në ligj (si gjithnjë të rrethuar me 71 kartonat e deputetëve të maxhorancës). Të na rrojë demokracia, barazia para ligjit, të drejtat e njeriut e shumë të drejta të tjera, dëngla që Kryeministri na i servir çdo natë në media për të na bindur se ai është i pari i qytetarëve që zbaton ligjin dhe vetëm ligjin, që zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese edhe të formës së prerë?!
Lidhur me problemet e shumta të familjeve të varfëra në nevojë që jetojnë në banesat e pronarëve, Kurti sjell një statistikë duke shtuar se problemi për t’u zgjidhur nuk është as urgjencë dhe as nevojë e përkohshme, por një problem që duhet zgjidhur përfundimisht.
Miratimi në parlament solli një luftë të re klasash. Sigurisht, në një format të ri, forma Olldashi i cili në fjalën e tij në kuvend mashtroi publikun se gjoja ne qiramarrësit jetojmë në apartamente luksoze me sipërfaqe marramendëse, gjë që nuk është e vërtetë. Myftari thotë se ai përmendi disa ish-funksionarë të cilët janë në numër aq të vogël sa nuk mund të përligjë gjendjen tejet të mjeruar, të stresuar të mijëra qiramarrësve të cilët vërtet jetojnë në pronat private, por ato nuk kanë as kushtet më minimale të jetesës. Do t’ju sjell disa fakte me emra e mbiemra të qytetit të Durrësit.
Në rrugën “Kolonel Tomson” (në shëtitoren drejt portit) në një shtrirje prej 60 metrash jetojnë 25 familje me 93 pjesëtarë.
Emër Mbiemër | Gjendja ekonomike e tanishme | Gjendja shoqërore e para 1990 | Familje | Dhoma | Kurora | Persona | |
1 | Ibrahim Memeko | Invalid | Shofer | 2 | 2 + 1 | 2 | 4 |
2 | Saimir Jakupi | Pa punë | Punëtor porti | 2 | 1 + 1 | 2 | 7 |
3 | Sanie Shabani | pensioniste | Pa punë | 1 | 1+1 | 2 | 4 |
4 | Manushaqe Shehu | pensioniste | Invalid | 2 | 1+1 | 2 | 3 |
5 | Edmond Avdija | Peshkatar | Peshkim | 1 | 2+1 | 2 | 7 |
6 | Njazi Alushi | Pensionist | Punëtor | 2 | 1+1 | 2 | 5 |
7 | Mero Abazi | Pensionist | Pa punë | 1 | 1+1 | 1 | 5 |
Numrat 5,6, e 7 jetojnë në një korridor | |||||||
8 | Kostandin Goga | Arsimtar | Arsimtar | 2 | 2+1 | 2 | 4 |
9 | Minella Goga | marinar | Motorist | 1 | 1+1 | 1 | 2 |
10 | Ferdinad Demko | Pa punë | Mekanik | 1 | 2+1 | 1 | 4 |
11 | Fatos Muzhiqi | Shofer | Shofer | 1 | 1 | 1 | 4 |
12 | Astrit Muzhiqi | Pa punë | Punëtor | 1 | 1 | 1 | 4 |
13 | Sanie Vogli | pensioniste | Punëtore | 1 | 1 | 1 | 2 |
14 | Ardian Lupi | Pa punë | Punëtor porti | 1 | 1 | 1 | 4 |
15 | Gëzim Lupi | Pa punë | Punëtor porti | 1 | 1 | 1 | 4 |
16 | Artan Kiptiu | Pa punë | Punëtor porti | 1 | 1 | 1 | 3 |
17 | Jashar Kiptiu | Pa punë | Punëtor porti | 1 | 1 | 1 | 1 |
18 | Emiliano Llani | Pa pune | Pa punë | 1 | 1 | 1 | 2 |
19 | Abdulla Tukici | Pensionist | Marinar | 1 | 1 | 1 | 1 |
20 | Beqir Kareci | Pensionist | Mekanik hekurudha | 1 | 1 | 2 | 4 |
21 | Rita Prifti | pensioniste | Infermiere | 1 | 1 | 2 | 5 |
22 | Rifat Kiptiu | Pa punë | Punëtor porti | 1 | 1 | 1 | 4 |
23 | Reiz Mele | Pensionist | Oficer | 1 | 1+1 | 1 | 4 |
24 | Feti Tahiri | Pa punë | Murator | 1 | 1+1 | 1 | 4 |
25 | Ani Memko | I vetëpunësuar | Kuzhinier | 1 | 2+1 | 1 | 2 |
Nuk përjashtohen raste që mund të kenë sipërfaqe të tepërta disa qiramarrës. Le t’ua marrin sipërfaqet e tepërta dhe t’i strehojnë në shtëpi sipas numrit të pjesëtarëve që kanë në familje, sipas normave që përcakton ligja (në m 2 për frymë), thekson Myftari. Ne jemi dakord që t’ia kthejnë pronarit vilat, sepse u takojnë, por më parë shteti duhet të strehojë qytetarët.
Akti normativ i miratuar në Kuvend
Kuvendi ka miratuar Aktin Normativ për lirimin e banesave. Pro kanë votuar deputetët e Partisë Demokratike dhe PDIU-së ndërsa LSI ka abstenuar. Ky vendim parashikon që personat të cilët kanë janë strehuar në shtëpitë e ish-pronarëve duhet t’i lirojnë ato deri me 1 nëntor. Qeveria do të akordojë për këta persona kredi me interes zero. Një vendimi i tillë është kundërshtuar nga Partia Socialiste me argumentin se fut në konflikt ish-pronarët me banuesit e këtyre shtëpive. Ndërsa ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, u shpreh se me këtë vendim vihet drejtësi. Olldashi tha se njerëz të afër dhe me pushtet gjatë sistemit totalitar kanë zënë shtëpitë e ish-pronarëve duke sjellë rastin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili tha ai ka marrë dy herë kredi si persona i pastrehë. “Fehmi Avdiu ka marrë dy herë kredi si i pastrehë. Spartak Menca me hotele dhe fshat turist ka shpi ish-pronari. Ka një rast në Durrës ka qenë Aristill Leka, e groposën deri në fyt në dhe, pasi i morën gjithçka i morën edhe unazën e martesës. Në pallin e tij, që nuk iu gjetën eshtrat jetojnë ish-punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe babai i Fatos Klosit”, u shpreh Olldashi.
NGA FATMIR LAMAJ
Para disa ditësh më takuan disa miq të vjetër nga Shtyllasi i Fierit, ish të dënuar e të persekutuar për të më shprehur një shqetësim që kishin në lidhje me pronat e tyre. Shtyllasi është një fshat internimi i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë-Levan-Fier dhe pasi mbaroi kanali kjo “vepër e ndritur e Partisë” të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit. Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë që nga Veriu e deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit si Ndreajt, Xherahët, Gjutajt, Mirakajt, Bazellët Mihalët Pëllumbet Kapa Barutet, Kosturi ,Zagoqani.etj, iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe survejimit të rreptë të sigurimit të shtetit. Shumë banorë të këtij fshati nga familje të internuara përfunduan në burgje dhe arrati.
Në 1991-in, me ardhjen e demokracisë shumë banorë të tij u larguan prej andej dhe Shtyllasi dalëngadalë u kthye për ta, në një kujtim të frikshëm të së kaluarës së tyre tragjike. Nga ligji famëkeq 7501, familjet e tyre të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjakun, djersën dhe lotët e tyre… Ata kishin hapur toka të reja duke mbjellë plantacione të tëra me vreshta e ullinj. Në një pjesë të tokave të tyre kalon By Pass-i Levan-Fier. Dhe kuptohet për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga Qeveria. Ky çmim nuk është unik, Levani i popullor nga “agallarët” e rinj të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin për 1600 lek m2 , Shtyllasi 299 lek m2 lekë, Pojani 868 lek m2 lekë, diferencë e madhe për të njëjtën tokë.
Ç’është ky diferencim kaq i madh?… E po, Levani, i kuadrove të Partisë dhe Pojani i lidhur ngushtë me Partinë ndërsa Shtyllasi qëndër internimi. Miqtë e mi më treguan të dokumentuara të gjitha përçapjet e tyre dëshpëruese që kanë bërë deri më sot për ta ndrequr këtë “gabim” që Qeveria Demokratike e “PD” paska bërë ndoshta “pa dashje“…por deri më sot asnjë përgjigje shpresëdhënëse. E njëjta tokë, në të njejtin vend, përkundrazi ajo e Shtyllasit duhet të kishte vlerë më të lartë se ajo e Levanit dhe e Pojanit se është tokë pjellore, ndërsa çmimi i vlerësimit i ndryshëm, shumë i ndryshëm. E kjo është mëse e kuptueshme, se të persekutuarit duhet të mbeten gjithmonë të persekutuar ndërsa të privilegjuarit e djeshëm duhet të jenë përjetësisht të privilegjuar. O e keqe, sa thellë janë rrënjët e tua! Tragjikomedia e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar akoma. Ajo vazhdon të luhet ethshëm mbi kurrizin e një populli të tërë dhe veçanërisht shtresës së persekutuarve, të burgosurve dhe të shpronësuarve. Pushtetarët e derisotëm, një pjesë e të cilëve janë hajdutë e kriminelë, dallkaukë e batakçinj që u pasuruan “habitshëm” duke kullotur azadë te livadhet e pafundme të pasurive të këtij vendi, duke i grabitur, rrëmbyer, dhuruar nga partitë apo blerë me çmime qesharake. Në rastin e Shtyllasit është e pranishme dhe një aferë korruptive ku 2 pjesë anesore të rrugës nga 25 mijë m2 do t’i marrë një pronar anonim italian për të ndërtuar 2 parkinge gjigand të vulosur nga qeveria e Berishës… Dhe fshatarëve u është thenë se kjo është vendosur, ndaj ju duhet vetëm, të heshtni, të pranoni pa bëre zë grabitjen që iu bën pushteti.
A ka drejtësi në këtë vend? Jo!…
Bashkangjitur po ju dërgojmë edhe listën e banorëve të këtij fshati:që grabiten 1-Agustin Miraka 26- Hamdi Xherahu 2-Gaspër Miraka 27- Xhevair Xherahu 3-Salvador Miraka 28- Ylivi Xherahu 4-Saliko Baruti 29- Shkelqim Xherahu 5-Muhamet Baruti 30- Defrim Xherahu 6-Perparim Baruti 31- Zini Xherahu 7-Bujar Baruti 32- Avni Bazelli 8-Agim Manafi 33- Muhamet Bazelli 9-Asim Manafi 34- Ruzhdi Bazelli 10-Ibrahim Kapa 35- Albert Bazelli 11-Kimet Kapa 36- Enver Zenelaku 12- Sali Bazelli 37- Mergim Zenalaku 13- Agron Pellumbi 38- Shaban Merolli 14- Gezim Pellumbi 39- Ziqeri Merolli 15- Sander Mihali 40- Medi Muçka 16- Jani Mihali 41- Xhevdet Birçe 17- Bilbil Driza 42- Feri Miraka 18- Pajtim Driza 43- Zef Miraka 19- Ramazan Driza 44- Venetik Methoxha 20- Xhevair Muçka 45- Bujar Methoxha 21- Cvejtko Mihali 46- Mineko Methoxha 22- Kristo Nini 47- Sali Memini 23-Thoma Nini 48- Spase Mihali 24- Marash Kovaçaj 49- Enver Hasankolli 25- Iliaz Xherahu 50- Sali Ndreu 51- Ylli Xherahu 52-
Edhe une jam nje banore.Me shtepi me pronare.kam 50 vjet qe jetoj ne kete shtepi.Kemi qene 3 familje me nje banje dhe nje koridor.jemi ne kushte te veshtira dhe nuk kemi mundesi qe te blejme shtepi.Si une jan disa ne lagjrn time qe i kan nxzjerr edhe jashte nga shtepite dhe jan detyruar te marin shtepi me qera pavrsisht se nuk i kan kushtet.Do te doja te merrja pjese ne kete shoqate.Me shum rrespekt;Hajrie hasanaj. Rruga e Durresit nr.75.Tirane
Ne jemi te specializuar në shërbimet financiare, duke ofruar kredi vendore / ndërkombëtare, duke siguruar të siguruara dhe të pasigurta opsionet huamarrjes për individët dhe të bashkëpunojnë organet në një norma shumë konkurruese të kredisë dhe kushte fleksibile për të përmbushur ndonjë rrethanat financiare. Nuk ka rëndësi nëse ju keni një rezultat të dobët e kreditit, ne ende mund t’ju japin me të holla të shpejtë për të papritura Na kontaktoni tani për të shpejtë dhe kredi të përballueshme që i përshtaten të gjitha buxhetet dhe kërkesat. [email protected]