Rikthehet kërkesa për biletën 70 lekë të urbanëve, Veliaj: Pranoj diskutimin, por jo shantazhin

anazapta
VELIAJ PER TRNASPORTIN URBAN - Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj, gjate nje inspektimi ne nje nga autobuzet e linjes urbane Kombinat-Kinostudio, ku ka deklaruar se do te kete penalizime per te gjitha ato linja te transportit publik qe nuk zbatojne ligjin ne lidhje me udhetimet falas per kategorite qe gezojne kete te drejte.

Linjat e autobusëve në Tiranë kanë kërkuar rritjen e çmimit të biletës për qytetarët.

Kërkesa është e përsëritur. Edhe masa e rritjes.

Ata kërkojnë rritjen e çmimit të biletës deri në 700 lekë të vjetra nga 300 që është aktualisht.

“Takimet me Veliajn janë optimiste por s’është bërë gjë. Kostot tona mbulohen me çmimin 70 lekë. Qytetarët të mirëkuptojnë zgjidhjen tonë. Tarifa e vjetër është zhbërë nga qeveria Berisha. Operatorët në vështirësi rrezikojnë të mbylljen. Nëse bashkia hesht, do ndërpresim aktivitetin – paralajmëron Shoqata e Transportit Qytetas.

Por kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se autobusët urbanë nuk ofrojnë shërbimet e duhura për qytetarët.

“Seriozisht? Në dallim nga ai tjetri, autobusit i hipi vetë dhe shërbimi NUK justifikon këtë kërcënim absurd të kompanive”, shkruan Veliaj në Twitter.

Kryebashkiaku deklaroi megjithatë se do të niste bisedimet me drejtuesit e kompanive të transportit.

Ne nuk kemi një plan B që të nxjerrim një flotë të autobusëve, bashkia nuk e ka një kompani të veten, por ky nuk është argument që bashkia të shantazhohet në këtë mënyrë. Nuk e pranoj shantazhin por pranoj diskutimin. Nesër i mirëpres për një diskutim, por argumentet të tipit kaq e ka Prishtina apo Beogradi nuk janë bindës pasi unë nuk jam as kryetari i bashkisë së Prishtinës dhe as i Beogradit”, tha ai.

Veliaj tha se çmimi i biletës nuk do të rritet.

“Unë jam këtu për të garantuar qytetarët e Tiranës që kërkesat absurde e 700 lekëve është e parealizueshme dhe e pamundur dhe e panegociueshme përsa kohë që ne nuk kemi  asnjë përmirësim të shërbimit”, – shtoi ai. /Dita/

 

 

 

Share This Article
24 Comments
    • Me lire dhe me mire me taxi
      Llogaria eshte e thjeshte 70 Leke x 4 Persona = 280 Leke nje rruge e taxise dhe kthimi 280 = 560, nderkohe qe brenda tiranes 500 leke marrin.
      Shikojeni kur taksite te kthehen ne urbanet e rinj.

    • keq nuk kemi pare prej erjon veliajt
      romet qe i kishte lene babai yt shpirteror i mori i strehoi. shume individe ne llumin e halleve qe ndodhen sot i ndihmoi me ato fonde qe la spiro ksera nje individ i ndyre ne KLLAPA doja te thoja.PA permendur rastin e nje minoreje qe po ky erjon e mori persiper duke i ofruar sherbimin e duhur social sepse u perdhunua nga i jati i saj per kete deri tani eshte per te hequr kapelen
      sa per rritjen e cmimeve nuk neshte shteti qe po kerkon nje eveniment te tille por jane hajdutet e sistemit llumetire qe e kerkojne nje gjest te tille dhe i bej thirrje qeverise kryeministrit dhe te gjithe instancave ligjzbatuese te shtetit te vene dore mbi kte shtrese te trasheguar kriminelesh e hajdutesh

      • Ta qaj hallin ty nga gjiri I lalzit, kushedi sa vuan per te pritur autobuzin me ore te tera..aq me teper ne rast se stacionin e ke larg nga vila…:):)

  • Sa te qendroje TRANSPORTI URBAN SI MONOPOL I VETEM DISA FIRMAVE MAFIOZE kjo pune do jete!!!
    Nda ketyre provokimeve POLITIKO-EKONOMIKE te ketyre shoqatave berishiane,qeveria Rama duhet te marre nje vendim urgjent:
    TE SHPALLE HEQJEN E MONOPOLIT NE TRANSPORTIN URBAN DHE TE LEJOJE CDO BIZNES,QE KA INTERES TE PUNOJE NE KETE VEPRIMTARI!!!
    Firmat aktuale,qe kertcenojne me rritje cmimesh te biletave LE TE JAPIN FALIMENTIN dhe te shkojne ne HALE TE GOMARIT!!!
    ZHDUKE MONOPILIN EDI RAMA!!!
    VETEM KY ESHTE ILACI I KESAJ PUNE!!!
    Me 70 leke eshte BUKA E PERDITESHME E NJE FAMILJE,NDERSA KETA KRIMINELE DUAN TE NA E HEQIN NGA GOJA PER T’U MAJMUR VETE!!!
    Firmat e transportit urban FITOJNE ME SHUME SE SHITJA E DROGES APO TRAFIKU I ARMEVE,por deri me sot askush nuk e ka kontrolluar FITIMIN REAL TE TYRE DIREKT NEPER AUTOBUZE!!!
    Le te caktoje qeveria kontrollore te specializuar per KONTROLLIN E SASISE SE NJEREZVE QE QARKULLOJNE CDO DITE NEPER LINJAT URBANE DHE DO TE DALE NJE FITIM I JASHTEZAKONSHEM!!!
    BEJENI SA ME PARE,O QEVERI,SE KETA HORRA NUK NGOPEN EDHE SIKUR TE NA MARRIN SHPIRTIN!!!
    KU&JTESE:
    -KY PROVOKIM NXITET EDHE NGA PD-ja,QE TE NXISE REVOLTE NE POPULL KUNDER JUSH!!!
    MOS HARRONI:
    -NE SE RRITET CMIMI NE 70 LEKE BILETA,TE JENI TE SIGURTE,QE POPULLI DO TE NGRIHET NE REVOLTE QE DITEN E PARE KUNDER JUSH!!!
    ATEHERE SALI BERISHA VJEN PA E KUPTUAR JU NE KARRIGEN E TIJ TE PERGJAKUR!!!

  • kriminele gjakpires
    o Erjon liberalizoje tregun fut konurente te ketyre plehrave dhe te vijn te luten vete per te punuar me 300 lek bileten

  • ne gjithe keto vite vetem cmimi i gazetave mbeti ai qe eshte
    20 dhe 30 lek
    vetem ato i sherbejne popullit
    ndaj dhe “nuk i lexon” kryeministri me duket

  • DUA TJU FALENDEROJ NGA ZEMRA TE GJITHE STAFIN E GAZETES DITA QE NA BEN TE MUNDUR PER SECILIN NGA NE QE SHPREHIM SADOPAK SHQETESIMET DHE PROBLEMET QE HASIM CDO DITE I JUAJI SINQERISHT

  • I keni pare fatorinot e urbaneve? Nuk ankohen per rrogen sepse fitojne minimalisht 20- 30 mije leke ne dite. Nje evazion fiskal I papare. Pa bileta, pa kontroll, pa rregull, pa pasterti.
    Vjedhin shtetin dhe duan leke te tjera nga shteti.

    Lulushi do konfikt popull – qeveri. Eshte kompetence e bashkise te beje propozime per zgjidhjen e ketij problemi.

  • Qeveria duhet te subvencionoje, transportin urban, peshkimin dhe bijqesine, duke ju hequr jo vetem akcizat, por duke i dhene akoma me shume lehtesira te tjera fiskale.
    Rritja e akcizes per karburantet ishte e domosdosshme, por ne te njejten kohe duhet te mbrohen disa biznese, qe ndikojne direkt ne ngritjen e cmimeve.

    • A ka mundesi te na tregosh pak domosdoshmerine e rritjes se akcizes se karburanteve (megjithese nuk eshte ngritur vetem akciza)??? Vetem aman te lutem; ate justifikimin e shendoshjes se shqiptareve mos na e jep se per zotin na plasi stomaku nga arragostat, haviari e shampanja.

  • Keni udhetuar me autobuz urban ?!…

    Une nje here e bera ne kohe te demokracise ne Tirane, dhe u indinjova…

    Nje pasagjere grindet me fatorinon. I hedh bileten pertoke,duke mos e pranuar me ze te lart per te ndikuar indinjata e saj tek bashkeudhetaret.Por me kot. E dini c’kishte zonja e nderuar ?!…Fatorinoja i kishte shitur kontrabileten dhe jo bileten…

    Fenomeni,sipas interesimit tim: Pronaret e autobuzave per te mos treguar xhirron reale shisnin biletat dhe kontrabiletat.Evazioni 50 perqind.Fitimet e deklaruara 50 perqind. Kete e pranoi fatorinua ‘i pa shkolluar’ se udhezimi nga pronaret ishte qe te shiteshin te dyja, dhe per kete ngrinte dhe zerin,aq sa e beri te skuqej pasagjerja e nderuar e cila donte te sensibilizonte bashkeudhetaret.

    E si te mos e rrisin cmimin e biletes ?!…

    Le te udhetojne dhe pushtetaret me urban, te shohin kushtet,cmimin e biletes,shpejtesine,fjalorin,xhepistat, fatorinot dhe hallexhinjte…qe s’ua favorizon gjendja ekonomike per te udhetuar me taksi apo me veture personale…Dhe besoj se jane shumica…Shumica qe presohet sanduic nga privatet dhe pushteti…Shumica qe i kullon nga ‘sanduici’…’majoneza’ kapitaliste…

  • Shteti, Bashkia jane bashke fajtore ne humbjet e Transportit Urban!!!! Fatorinot vjedhin e bashke me ta edhe PRONARET e tyre. PSE? Se fatorinot shesin biletat dy here, (edhe bileten edhe kondra bileten qe duhet te dorzohet si vertetim i shitjeve te biletave qe jane bere). Neper njesite tregtare dalin policet Tatimore dhe kontrollojne kasat fiskale per te pare xhiron ditore, ne Urban nuk eshte pare asnjehere POLIC TATIMOR. PSE? Ja ku vjedh shteti, bashkia.Te gjithe e shohim Transportin Urban ku shoferet dhe fatorinot komunikojne me telefon me koleget e tyre: Mos ec shpejt; Ec me shpejt; kujdes se ne filan vend kandal ujqerit; etj, etj.
    Shifni eliminoni vjedhjet dhe do keni edhe per vete edhe per “komshiet” (dashnoret)

  • Po te hiqet monopoli, e te futen operatore te tjere ne kete aktivitet, atehere do te shohim se sa u vle lekura ketyre qe kercenojne, pasi cmimi do jete jo vetem i njejte, por nuk eshte cudi te ulet, pasi do kete konkurence…..

  • erjon fut autobuza gjysem shtetror si i ka italia dhe cmimet i ka te paperfilshme biles ka linja qe nuk paguajn fare populli apo ne jemi vend me i pasur se italia

  • Veli ,te pakten mendo per varferine e popullit,se per dasma e dime qe ke parate e mamase.Ishalla nuk merr ndonje rrushfet te majme se e dredh prape Veli beu.

  • Operatoret jo vetem qe vjedhin dhe nuk deklarojne as 50% te aktivitetit,por shume nga ata operatore ,vendosion rroga pagesa qesharake per punonjesit per fatorino e shofera .Jusifikohen se nuk realizojne xhiron e te ardhurat dhe nuk pagujne punetoret..ka nga ata operatore pronare te linjave qe kane deri ne 5-6 muaj qe nuk paguajne rrogat mujore te shoferave….Cfare sherbimi kerkojne,cfare cilesie kerkojne..rritje biletash…Jepni rrogat e shoferave….Shifi se si abuzohet me abonet.. ….kush i kontrollon ..ku shiten ….kush i administron..si ndahet perqindja….
    Eshte i lutur zoti Veliaj..kontrolloi keto fakte …shikoje qe gjysmat e fatorinove dhe shoferave punojne ne te zeze,cfrytezohen nga keta te ashtuquajtur pronare..cfare pronaresh jane keta …keta vjedhin ..vjedhin popullin…vjedhin dhe degjenerojne punonjesit e tyre… Ka Ispektoriat pune per keta…Kjo eshte edhe nje nga arsyeja qe linja te caktuara nuk pagujne personelin …cfare sherbim kerkohet…… cilesi…
    Zoti Veliaj….eshte ne nderin tuaj te kontrolloni aktivitetin e ketyre aktiviteteve fantazem…pronarert e te cileve jane kethyre ne ghysem kriminela mashtruesa te tipit mafioze…

  • nje pensionist ne athine paguan 60 cent bileten e urbanit dhe eshte e vlefshme per tre ore edhe te nderosh autobuz disa here gjate keti orari. Pasi e ke shkelur bileten ne kutine elektronike qe eshte vendosur ne autobuz, Te stampohet data ora kur ke hipur. brenda tre oreve me kete bilete udheton mecdo autobuz e nderon dhe autobuzin. Nuk ka fatorino por po erdhi kontrolli e te gjen pa bilete te fut gjobe sa te kesh udhetuar nje muaj me bilete. per me te rinjte bileta eshte 1-20 euro.Dmth ti biesh athines tre ore verdalle. Keta vampire te pa ngopur gjejne shesh ebejne pershesh. Kush te doje le ta mbylle aktivitetin. Bashkija te fute ne linje kedo qe disponon nje autobuz qe pranon me cmimin 30 lek dhe afatin e cfrytezimit te biletes ta kete 2 ore.

  • Erjon leri paravolite. Do besh cdo besh dhe do ta rrisesh. Ata nje 10% te drejte kane megjithse jo me shume se aq. Ceshtja eshte qe ti s’ke asgje ne dore tek cmimi 168 leke/lit i cmimit te karburanteve se e ka ai lali jot atje lart.

    • Ka njemarreveshje te piset ndermjet faturinos hajdut dhe shoferit qe te marrin sa me shume pasagjere pergjate tete oreve te punes ose te sherbimit pasi faturinoja paguhet me numrin e biletave te shitura. Sa me shume bileta te shitura aq me i madh fitimi per faturinon hajdut por dhe per shoferin qe ecen ngadale pasi dhe ai ka pjesen e tij ne kete pisllek. Ne kete pisllek ndoshta eshte e perfshire dhe vete kompania e transportit qe ka lene ne dore te fatit qytetaret, dhe qe ka vendosur qe ti paguaje faturinot me numrin e biletave te shitura ose afrofe.
      Ky eshte nje skandal i madh qe luhet ne sy te te gjithe te qeverise qendrore, te bashkise si dhe te gjithe qytetareve.
      Edi rama dhe erjon veliaj u zgjodhen nga populli per keto aresye qe tju vijne ne ndihme qytetareve. dhe ky eshte rasti me i mire per te treguar se jane ne anen e tyre se jane ne anen e qytetareve, se jane ne anen e atyre qe dhane nje milion shuplaka(vota) kunder qeverise se kaluar.

  • te aplikohen biletat me aparat …pa fatorino kjo do ishte trasparenrte…per kedo edhe per firmat edhe per bashkine..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *