Shoqata e Transportit Urban: Do përgjysmojmë automjetet, ose bileta 70 lekë

redaktor

Shoqata e Transportit Qytetas është e vendosur për të rritur çmimin e biletës së autobusave duke e çuar atë në 70 lekë. Nëse Bashkia e Tiranës refuzon të takohet me ta dhe nuk pajtohet me kërkesën për rritjen e çmimit, ata kërcënojnë të shkojnë në gjykatë për zgjidhjen e kontratës.

Në një konferencë për shtyp, kryetari i kësaj shoqate, Ferdinand Ibrahimi, ka kërkuar rritjen urgjente të çmimit të biletës si pasojë  rritjes së çmimit të karburantit.

Gjendja e krijuar ma detyron të zvogëlojmë numrin e mjeteve të punës dhe  reduktimi i mjeteve do të sjellë çrregullime dhe pakënaqësi tek qytetarët.  Duam rritje të biletës në 70 lekë të reja, pasi është rritur dhe çmimi i karburantit. Duam indeksim për biletat e pajtimit mujor pasi është shtuar numri i aboneve false. Duam kartonin shoqërues që të përdoret vetëm nga një person” ka theksuar Ibrahimi.

Nëse Bashkia e Tiranës refuzon të takohet me ta dhe nuk pajtohet me kërkesën për rritjen e çmimit, ata kërcënojnë të shkojnë në gjykatë për zgjidhjen e kontratës. Sipas kreut të shoqatës, Ferdinand Ibrahimi, 7 kompanitë që operojnë në kryeqytet janë në gjendje të vështirë finaciare, pasi kanë kryer investime dhe bashkia nuk i ka rimbursuar.

Kërkesa kryesore është çmimi i biletës. Ne na janë rritur shumë kostot, shpenzimet po ashtu dhe detyrimet bankare. Ne kërkojmë urgjentisht që çmimi i biletës të shkojë 70 lekë. Abonetë false janë në sasi shumë të mëdha dhe problemi më i madh është që këtë abone e përdorin shumë njerëz. Nëse është e nevojshme ne do të hapim një gjyq si shoqatë për të gjithë kompanitë private me bashkinë për shkeljet që kanë ndodhur në këtë aspekt“, deklaroi Ibrahimi,

Share This Article
1 Comment
  • Nuk e kuptoj, kujt i drejtohet ky Ferdinant Ibrahimi?????
    Per gjithe mangesite e tij ne kontraktimin me Bashkine,ky po kercenoka qytetaret ne menyre mafioze!?
    Bujrum o Ibrahimi,hudhu e ngreje cmimin se e shef ma vone.Kujton zotrote se nuk bien ere ,qe tutje ,kurvlliqet e tua me lul-in;ate kusarin idjot te te Bashkise?????Hajde pis, hudhu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *