Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot tre persona si dëshmitarë në ngjarjen që ndodhi mes kandidatit për deputet në listat e PD – së Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca në Labinot.
Kandidati i PD në qarkun e Elbasanit tha se Luca e sulmoi fizikisht dhe e kërcënoi me jetë, ndërkohë që iu drejtuara organeve ligjzbatuese lidhur me ngjarjen.
Nga ana tjetër Luca deklaroi se Boçi ishte provokatori, duke e cilësuar atë si një politikan rrugaç dhe akuzuar se i mori telefonin pasi i kishte rënë nga xhepi.
