Një autobus me studentë nga Mali i Zi është ndaluar nga policia e Lezhës dhe studentët janë shoqëruar në komisariat.
Sipas policisë studentët kanë pasur një konflikt pasi kanë drekuar në një lokal në Shëngjin. Blutë e Lezhës sqarojnë se studentët kanë pasur një konflikt me pagesën e faturës së ushqimit.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
