Shoqërohet në polici gruaja e njërit prej të arrestuarve për grabitjen në Rinas

Bora Basholli

Vazhdojnë shoqërimet në polici për të dyshuarit si autorë apo bashkëpuntorë të grabitjes së Rinasit.

Këtë të enjte është shoqëruar në polici gruaja e Renaldo Sulës.

Sipas informacioneve gruaja e tij është një shtetase gjermane.

Sula është arrestuar së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë i dyshuar si autor i grabitjes së Rinasit  në datë 22 prill nga Policia e Shtetit.

Renaldo Sula është 25 vjeç dhe banues në Elbasan.

Së bashku me të, nga Gjykata e Krimeve të Rënda është lënë në burg dhe Saimir Çela, 28 vjeç, banues në Elbasan dhe 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë.

Ndërkohë që në burg është lënë dhe Alkond Bengasi, i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke zbërthyer mekanizimin e grabitjes spektakolare të disa milionë euro që i përkisnin disa bankave të nivelit të dytë në Tiranë dhe që destinacion kishin Vjenën.

 

b.b./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *