Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti, që ka përcaktuar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Përballje “gjigandësh” në këtë fazë të Champions, ku bie në sy Mançester Junajtid-Bajern Mynih apo Atletiko e Madridit – Barcelona. Në sfidat e tjera paris Sent Zhërmen luan kundër Çelsit, ndërsa Reali i Madridit ka kundërshtar Borusian e Dortmundit.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ishtë edicioni më i fortë në historinë e Champions dhe çerekfinalet do të jenë të tilla.
Shorti i heshur në Nion të Zvicrës nuk ka kyrsyer përballjet gjigande. Kampionët e Europës në fuqi të Bajernit të Mynihut do të vazhdojnë mbrojtjen e titullit kundër Mançester Junajtid. Një sfidë klasike e futbollit europian, ndërsa bavarezët do të kërkojnë revanshin për atë finale të humbur në mënyrë dramatike në vitin 1999.
Çerekfinalet e Ligës së Kampioneve sjellin edhe një derbi spanjoll. Gara për titullin kampion në Spanjë, transferohet edhe në Champions me Atletikon e Madridit që do të luajë kundër Barcelonës.
Nuk kanë asgjë më pak përballjet e tjera.
Reali i Madridit ka gjetur në çerekfinale Borusian e Dortmundit.
Të favorizuar madrilenët e Karlo Ançelotit, pasi skuadra gjermane nuk është më ajo e sezonit të kaluar që shkoi deri në finale.
Një sfidë interesante do të jetë ajo mës Paris SG dhe Çelsit. Skuadra e Zhoze Murionjos duhet t’i bëjë llogaritë me formacionin francez në sezonin e tij më të mirë dhe me një Zlatan Ibrahimoviç në një formë të shkëlqyer.
Ndeshjet e vajtjes për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve do të luhen më një dhe dy prill, ndërsa ato të kthimit më tetë dhe nëntë prill.
