Shorti i Champions League dhe shpresat e Skënderbeut

Dita

Skënderbeu synon që t’i japë fund gjyqeve sportive (fillimisht në KAS-in e Lozanës) pa kaluar 19 qershori,sepse pikërisht në këtë datë UEFA ka vendosur të hedhë shortin për turin e parë të Ligës së Kampioneve.

“Nuk do të përshpejtojmë asgjë. Kemi kërkuar një procedurë normale në KAS, jo të përshpejtuar. Këto janë gjëra që ne i kemi planifikuar në mbrojtjen tonë, por dashamirësit e Skënderbeut të qëndrojnë të qetë sepse ne jemi të bindur që do të marrim pjesë në Ligën e Kampioneve”, ka thënë Takaj për “Panorama Sport”.

Klubi korçar synon të detyrojë UEFA-n ta vendosë në shortin e Ligës së Kampioneve duke qenë se ka një çështje në gjykim. Mirëpo, nuk përjashtohet edhe mundësia që UEFA t’i paraprijë gjithçkaje, duke u bazuar tek licencimi i klubeve për Champions-in.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *