Shorti, zgjidhen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

anazapta

KLD ka hedhur sot shortin për përzgjedhjen e tetë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Ata do të jenë: Ilir Toska, Gjykata e Apelit e Tiranës; Andi Civici – Vlorë, Fuat Vjerdha – Shkodër, Valbon Çekrezi – Durrës, Edlira Petri – Tiranë, Petrit Çeno – Durrës, Gjinovefa Gaba – Vlorë, dhe Kliton Spahiu – Durrës. Anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor delegohen në detyrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë menjëherë pas hedhjes së shortit. Ata pritet të bëjnë betimin në një ceremoni publike, ku do të jenë të pranishëm të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili drejtohet nga presidenti i republikës.

Përzgjedhja me short e tetë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor vjen një ditë pas takimit jozyrtar që kryeministri Berisha pati me presidentin Nishani (njëkohësisht kreu i KLD-së) në Presidencë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *