21 gushti shënoi afatin e fundit që i lihej në dispozicion kryetarit të Kuvendit për hedhjen e shortit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Neni 149 i Kushtetutës së re përcakton se kryetari i Kuvendit ka 10 ditë kohë nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese për të kryer këtë proçes.
Ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi në 11 gusht dhe kjo e dielë përmbyll afatin ligjor për këtë proçes nga Kryetari i Kuvendit.
Këtë detyrim kushtetues nuk do ta ushtrojë Kuvendi, por Presidenti i Republikës, raporton Ora News.
Një vendimarrje të tillë e paralajmëroi edhe vetë kreu i Kuvendit.
Kuvendi i Shqipërisë pritet që të mblidhet javën e ardhshme për miratimin e ligjit që përcakton kriteret e kandidatëve për KED.
Mungesa e tij deri më tani ka bërë të pamundur ngritjen e institucionit të parë të drejtësisë, pas miratimit të reformës.

D.m.th. shortin si gjithnje edhe kete here do te hedhe Salehi, pra Reforma ne Padrejtesi.
Inagurimin e Reformes po e ben Krimineli Saleh, heren tjeter shortin do t’a hedhe Gjin Gjoni, drejtesia vazhdon rrugen e mutit njesoj si ne 25 vite.