Shota Baraliu nuk kufizohet vetëm te muzika dhe fotot seksi. Bukuroshja kosovare ka themeluar prej kohësh një organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut. Aktualisht, Shota ka një projekt për homoseksualizmin. Fillimisht përkrahje për këtë projekt këngëtarja shpreson të ketë nga ambasadat e huaja në vend, nga të cilat pret të ketë mbështetje financiare. Arsyeja përse Shota kishte nisur këtë projekt është sensibilizimi i personave gei, për të cilët ajo mendon se nuk mbështeten nga opinioni i gjerë. “Duke qenë se personat gei këtu tek ne nuk përkrahen aq sa duhet në vend, mendova që të realizoj një projekt për ta. Në fakt edhe këta janë njerëz dhe duhet të kenë të drejtat e tyre dhe të kenë më shumë hapësirë. Për të realizuar këtë projekt më duhet mbështetje dhe përkrahje, andaj tani jam në kërkim të mbështetësve. Tani do të nisë kërkimin për një donacion nga ambasadat e huaja në vend, të cilat shpresoj se do të më përkrahin. Por jam e hapur për të gjithë ata që duan të ndihmojnë në këtë projekt”, ka thënë ajo për gazetën “Zëri”.