Në kulmin e shqetësimit për përdorimin pa kriter të pesticideve në produktet bujqësore, ministri i linjes, Bledi Çuçi është përpjekur të japë mesazhin e tij për sigurinë e këtyre produkteve.
Diskursi është i njëjtë: Produktet eksportohen në Europë dhe duke qenë se nuk kanë kanë kthyer asnjë kamion atëherë ato janë të sigurta.
Kështu është, por edhe fermeri nuk i përdor gjilpërat tek ato që do të dërgojë në Gjermani apo gjetkë se e di që do t’ja kthejnë pas, por i përdor për domatet dhe trangujt që do të shesë në tregun shqiptar duke e ditur gjithashtu se këtu institucionet flenë gjumë dhe korrupsioni dhe paaftësia galopante lejon të shesësh çtë të dojë kokrra e qejfit.
“Nuk ka as histori gjilpërash, as histori hormonesh. Nga 300 mijë tonë prodhime bujqësore që kemi eksportuar gjatë vitit 2018, nuk kemi asnjë kamion të kthyer mbrapsht. Kjo ka një domethënie të madhe për cilësinë e produktit. Ftoj të gjithë konsumatorët shqiptarë të konsumojnë këto prodhime që janë jo vetëm të sigurta, por edhe të shijshme”, u shpreh Çuçi në Vlorë.




e.t./dita

te gjithe keta kurvat jane aktore,harruat Sali kermen me pulat e brazilit qe i kafshonte sikur po hante per here te pare ne jete.
Kjo paraqitja e Cucit me domate ne dore me kujton ato daljet e Panaritit me tranguj neper duar ,duke bere “analiza laboratorike ne kembe”. Ky Panariti kishte titullin”profesor” dhe “e ndriti dhe perndriti bujqesine shqiptare” ndersa ti Cuci mos merr persiper kete rol ,leri specialistet te flasin dhe te marrin pergjegjesit e tyre,,ndryshe pranoni gabimet ne mos edhe fajet per keto ceshtje qe jane jo vetem kombetare ,te Shqiperise ,por mbareboterore !
Po te doje shteti (sidomos po te kishim shtet), verifikimi i pesticideve behet ne menyre shume te thjeshte dhe te shpejte. Mjafton nje kontroll rastesor nje dite ne jave tek te gjithe tregjet e furnizimit me shumice te ushqimeve ‘bio’ dhe me nje aparat te thjeshte qe kushton 200 USD. Momentalisht ato pak kontrolle qe behen, jane te lajmeruar dhe per me teper jane ne dore te inspektorit. Per te qene te drejte, duhet thene se inspektori qe duhet te beje kontrollin e frutae, perimeve, mishit, miellit, etj. paguhet thjesht 40,000 – 50,000 leke ne muaj, nderkohe qe eshte pergjegjes per jeten e njerezve te nje qyteti.
Pse nuk vihen kamera dhe ne trupin e kontrolluesve ne menyre qe te mos kete abuzime. Pse nje polic qe vendos gjoba per parakalim te gabuar duhet monitoruar ndersa nje inspektor qe vendos se cfare ushqimi i japim femijeve tane nuk duhet monitoruar. Pse mendohet qe nje aksident rrugor ka pasoja me te renda se konsumimi i vazhdueshem i pesticideve?
Ky vend ka nevoje per shtet! Dhe shteti nuk behet as me lolo qe bejne reklama ne facebook, as me ‘opozite’ fallco qe kerkon rremuje. Shteti behet duke vepruar te gjithe bashke per te miren e perbashket. Nese secili mendon ‘Vari ate te gjatin’, do te vije dita kur ate ‘te gjatin’ do na e varin para fytyres. E per me teper, ne do i themi dhe faleminderit. E pastaj pervec domates, do na japin dhe kastravecin e prasin, qe t’i admirojme! NA BEFTE MIRE!!!
Cuci mori modelin e shpjegimit te Ramutit.
Sipas tyre, populli shqiptar blen domate ne BE.
Mire e ka, kur ha BE ha dhe populli