SHOWBIZ / “Më mirë Syu sesa Çimka”, entuziazmohet Bild pasi dëgjon Butonin

redaktor

 

TIRANË/BERLIN/HAS – Një përplasje epike ka ndodhur ditët e fundit në sektorin e showbizit, që çuditërisht ka kaluar shkarazi në një kohë kur duhej të zinte ballin e aktualitetit: Butoni dhe Çimka kanë hedhur kunja të hidhura në distancë ndaj njëri-tjetrit.

Historia zë fill kur Butoni erdhi nga Prishtina javën e kaluar pasi kishte rregulluar dërgesën e dy mauneve me miell tërshëre për furrat e Tiranës.

Meqë preokupimin e tij kryesor e zgjidhi shpejt pas një telefonate me kryereformatorin e Ballkanit që part-time drejton qeverinë e Shqipërisë, i teproi kohë për t’u praktikuar në politikëbërje televizive.

Kështu, doli në televizort dhe deklaroi se gazeta gjermane Bild nuk mund të jetë e besueshme kur flet për blerje votash dhe politikë të lidhur me krimin në Shqipëri, pasi Bild bën porno-politikë.

“Çuditem sesi një media serioze si Syu i Çimkës merret me këtë paçavure gjermane,” tha Butoni, teksa nga ana tjetër po çonte disa sms lidhur me një akcizë të padrejtë birre të Kosovës për në Shqipëri.

Çimkës sigurisht që nuk i erdhi mirë.

Deri tani, Syut i kishte dalë nami si një media e paanshme, e ftohtë, elegante, metodike, inteligjente dhe aristokratike si një familje ushtarake prusiane e kohës së Bismarkut. Një gazetë online që i kullon kultura qindravjeçare urbane, një pasuri kulturore shqiptare e krahasueshme me kodikët e Beratit apo Statutet e Shkodrës.

Me pak fjalë, një pasqyrë besnike e tipareve dhe formimit të drejtorit të saj. Edhe kur hedh ndonjë foto femrash në faqen e Syut, Çimka kujdeset që ato të mos jenë me zhapone dhe qafën zbuluar.

“Median time të ma krahasojë me Bildin ai katnari Prishtinës,” tha Çimka me savoir fair-in që e karakterizonte që kur i plasi nga xhepi i pasmë i pantallonave një shashkë humane live teksa intervistonte Ilir Metën, çka e detyroi këtë të fundit t’i thoshte, “mos na e parfumo muhabetin”.

Dhe u vu të shkruante një shënim të shkurtër, por të fortë, si më poshtë vijon:

“Syu, media më e pakompromis në rajon, nuk mund të krahasohet me dava Bild-ash nga xhepistë mediatikë që nuk ua var njeri në Kosovë dhe vijnë në Tiranë, se u duket kryeqyteti ynë si semaforët e Berlinit”.

Por përplasja e titanëve nuk u shpëtoi as palaçove gjermanë atje në Berlinin e egjër.

I mrekulluar nga krahasimi me Syun, Bildi shkroi shpejt e shpejt duke iu marrë fryma:

“Reklamë falas nga Tirana! Me një të shtypur të Butonit, Bild barazohet me Syun e Çimkës së Zenit të Salës! Ja mbërritëm kësaj dite! Kur përplasen gjigandët, përfitojnë vocrrakët! Aristokracia shqiptare ka një thënie: Kërreje njërin sy të shpëtoç tjatrin, por ne themi: më mirë Syu sesa Çimka!”      

*****

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike tërë Sy e veshë ndaj përplasjeve titanike në vend 

Share This Article
4 Comments
  • Muahahahahaha! Cim aristokrati, kont brez pas brezi, markezi i Hasit dhe Arqiduka i Krumes!!!!!!!!!!!!

  • Qe kur Doktor Mortja apo Prostituta Kombetare u ngarkua me drejtimin e vendit, gjithe kremi i shoqerise tone u ngarkua me detyra te rendesishme:
    Agim Doci, perfaqesues i te perndjekurve politik.
    Jemin Gjana me anullimin e ligjit 7501 dhe kthimin e prones tek pronari.
    Lek Plepin per zhvillimin e muzikes kombetare.
    Ciljeta, anetare e Keshillit Kombetar te PD.
    Greta Koci, Drejtore te Ministria e Rendit.
    Cimi i Pekajve gazetar!
    Taulant Balla filozof!
    Brace ekonomist!
    Xeni&Karmina yjet e showbiz, nga Sauku ne Babrru!

  • hahahahaha plot frymezim ky shkrim…Shvejku i madh tha: Nga prapanica e tij shpertheu nje pëërrrrrrrr i fuqishem saqë dhe pajtoni shtangu ne vend….
    po edhe keshtu bukur eshte
    ..”nga xhepi i pasmë i pantallonave te Qim Pekës plasi një shashkë humane lotsjellese, live, saqë edhe Ilir Koklopa shtangu i trëmbur nga parfumi”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *