Me 16 qershor do të nisin provimet e lirimit për klasat e nënta duke e nisur me lëndën e Gjuhës Shqipe. Me 21 qershor do të jetë provimi i dytë në lëndën e “Matematikës”, ndërsa provimi i gjuhës së huaj do të jepet në datën 25 qershor.
Ndërkohë që nxënësit e pakicave kombëtare do të zhvillojnë edhe provimin në lëndën “Gjuhë Amtare” në datën 11 qershor.
Procesi mësimor këtë vit ka hasur shumë vështirësi për shkak të pandemisë, pasi për disa muaj nxënësit kanë zhvilluar mësim vetëm online e në disa raste mësimi edhe është ndërprerë.
m.m/ dita
