Lirisë i hapet varri,
kur të shtyp një këmbë e huaj,
po lirinë mund t’ua marri,
edhe qeveria juaj!
Nuk jam Vojua që mund blinda,
në kohë të luftës s’jetova,
po që në ditën që linda,
këngën e lirisë mësova.
Nuk mund t’i dija të tëra,
se si ngrihesh-se si bie,
po nëpër vite u bëra,
luftëtar i madh lirie.
Në zenith të poezisë,
s’ka enigma që nuk di,
i jam dashur Shqipërisë,
ndaj linda në Shqipëri!
Asnjëherë nuk kuturisa,
që të isha i lavdishëm,
që nga çasti që u nisa,
gjer në çastin e tanishëm.
Tani unë i njoh të tërë,
ata që kanë shitur mënd,
s’ka lavdi-kur nuk ke bërë,
asnjë gjë për vendin tënd!
Kur yll’ i lirisë shpesh herë,
gati-gati sa nuk shuhej,
ti s’ke folur asnjëherë,
dhe kur ajo fjalë na duhej!
S’flas për vete-se s’m’u thyen,
kurrë shpatat e poetit,
po për ata që ushqyen,
gjarpërinjtë e pushtetit!
Monument Enverin derdhi,
e ngriti në piedestale,
e për fashizmin që erdhi,
nuk tha dot një gjysmë fjale!
Nuk e di se si arriti,
në këtë qenef njeriu,
sa monumentet që ngriti,
me fashistët i pështyu!
Del se kot u lartësuan,
një copë herë këtu “gjenitë”,
se vendin e tradhtuan,
përsëri për herë të dytë!
Ishte pseudolavdia,
që Atdheun e la vetëm,
ndaj kur na thirri liria,
sa gishtat e dorës mbetëm!
Komunizmit të rrëzuar,
bythën s’ia kishim lëpirë,
por ai tash qe ndërruar,
me një super egërsirë!
Ne-të paktit-po i shihnim,
konturet e errësirës,
kur të shumtit po na linin,
që nga bythë e egërsirës!
I tufëzoi fashizmi,
intelektualë me dhjetra,
dhe heronjtë nga komunizmi,
u bënë lepuj edhe ketra!
Dhjetra super qelbësira,
çudi që s’u thahej goja,
kur thoshin se-është e mira,
një i çmendur nga Tropoja!
Për çudi në ato lista,
kish dhe burra me talent,
mendjen time ata pisa,
s’ma prishën asnjë moment!
Deklarova me zëplotë,
ndënë gjithë atë terror,
se po ngrenë këta idiotë,
një të çmendur diktator!
Alarmin për mëmëdhe,
unë e ndeza me trompetë,
jo fjalë në kafene,
por gjëmime gjer tek retë!
Dhe që atëherë e di,
do ta di sa të vijë vdekja:
“Fitorja ka rëndësi,
po shumë më tepër përpjekja!”
Janë dritë për vegjëlinë,
hakërrimat e poetëve,
sepse lufta për lirinë,
do vazhdojë në jetë të jetëve!
Lirisë i hapet varri,
kur të shtyp një këmbë e huaj,
po lirinë mund t’ua marri,
edhe qeveria juaj!
10 Prill 2016

Çdo gjë mund ta quante veten Duka, por vetëm luftëtar lirie nuk ishte. Liria buron nga e vërteta. Një poet i lirë nuk bën propagandë partie! Edhe Krishti ka thënë që e vërteta do ju çlirojë. Arben Duka, maksimumi thoshte ca të vërteta për Saliun, në mënyrë që të nxinte atë e të lavdëronte Ramën, mbretin dhe diellin e tij të vatrave shqiptare. Kjo gjë nuk e bën të lirë por peng dhe shërbëtor të një kaste të pushtetarëve të korruptuar që shtypin dhe vjedhin popullin.
http://www.gazetadita.al/edi-rama-eshte-nje-bekim-per-shqiperine/
Pale kur Duka krahasonte Enverin dhe i dukej si Krisht!!!! Imagjino çfarë luftëtarie lirie ishte poeti!!!
http://www.gazetadita.al/o-enver-te-ishe-gjalle/
Pale kur Duka krahasonte Enverin dhe i dukej si Krisht!!!! Imagjino çfarë luftëtari lirie ishte poeti!!!
http://www.gazetadita.al/o-enver-te-ishe-gjalle/
Në fakt Ben poeti ishte dëshmia e qartë që Shqipëria është një vend i mbaruar dhe i pashpresë. Sepse në një vend ku edhe poetët i thurrin lavde propagande një autokrati hajdut, atëherë shpresa ka vdekur, punësimi është i kontrolluar, meritokraci nuk ka, dhe liria e vetme që të ngelet është që të vdesësh urie ose të emigrosh jashtë shtetit. Duka qartësisht zgjodhi të rrinte në Shqipëri, të bënte si patriot i thekur, të mbante këtë rubrikën këtu te Dita, por me kushtin që do i shërbente pushtetit, duke i shpëlarë trurin “vegjëlisë” me sofizma dhe gënjeshtra, me ëndrra me lugën bosh.
E mqs ra fjala te meritokracia, festivalin në RTSH e fitoi Ronela Hajati, e bija e Marash Hajatit, antarit të dikurshëm të komitetit të Partisë së punës, ish komunisti i Rtsh. Ronela përflitej që para se të fillonte festivali që do fitonte, por kishte dhe zëra për A.Ramosajn. E në fakt ky doli i dyti. Në RTSH (ERTV publike e Ramës tashmë) vazhdon akoma të shitet çmimi i parë që pa filluar festivali. Pazar, pazar dhe vetëm pazar! Teksti i këngës “Sekret” është miserabël, një si tip teksti tallavaje kot, raka zkdruka, dumci dumci. Mjafton bëj një melodi ritmike, hidhu pirdhu dhe gati kënga fiks për festivalin Europian. Shqipërisë i duhet një RESET TOTAL, NJË DEFAULT, se situata kudo është një mjerim total, korrupsion, teatër qesharak, antivlera dhe amoralitet. Imagjinoni që RTSH ndryshoi skenarin, trasmetoi këngën e A.Ramosajt natën e dytë (dhe jo të parën siç ishte vendosur) pikërisht që të lidheshin me BIG BROTHERIN, të çonin Beatrixin të shihte të vëllanë duke kënduar, që Festivali të merrte dhe pak audiencë nga Bigu!!! Çfarë mjerimi!! Çfarë ulje!! Qershia mbi tortë ishte që festivalin e drejtoi Ardit Gjebrea. Pse, mbaruan prezantuesit në këtë vend? S’ka të tjerë? Pastaj Gjebrea ka këngën magjike. Nuk i mjafton?! Nuk ngopet?! Duket të drejtojë edhe Rtsh me konflikt interesi. Zgjohuni shqiptarë! Pak veta kanë kapur gjithshka në këtë vend. Po nuk reaguat shumë shpejt do shihni që do përfundoni ose shërbëtorë mjeranë të këtyre mbeturinave komuniste apo pseudo demokratike kapitaliste gjasme të djathta, ose do emigroni jashtë shtetit.
Edhe ne parajsen qe i ka siguruar vetes Arben Duka i kane shkuar “hallexhinjte” e Sali Berishes qe ta nxijne vepren e tij. Mos u lodhni, mor zoterinj, sepse secili ia ben vendin me punen e vet. Arben Duka vec Lirikave qe jane mrekulli te Letersise Shqiptare, ndersa poezite e tij “politike” jane mesazhe jete per shqiptaret dhe nje kontribut qe na kujton vargjet e Majakovskit se “fjala dhe vargu jane bombe dhe flamur”. Perjete i ndritte shpirti Arben Dukes!