Shpejtësia e lartë, përmbyset makina

Elton Tafaruci

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Lushnje-Rogozhinë, ku një makinë tip Golf 4 ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit sipas policisë ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe si pasojë ka humbur kontrollin e makinës,  duke u përplasur me mbajtësen anësore të rrugës dhe është përmbysur.

Nga aksidenti është plagosur drejtuesi mjetit, i cili  po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Lushnjes./tvklan.al

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *