Pentagoni është vënë në shënjestër pasi nuk mundi të justifikonte disa shpenzime të bëra në Afganistan. Ndër zërat për shpenzimet e bëra për rindërtimin e disa objekteve në Afganistan thuhet se janë shpenzuar 43 milionë dollarë për një karburant të vogël.
Por sipas ekspertëve ndërtimi i një karburanti të tillë nuk mund të kushtojë më shumë se gjysëm milioni dollarë. Është e pabesueshme se si janë shpenzuar 86 herë më shumë. Zyrtarët e Pentagonit nuk kanë mundur të japin një përgjigje të saktë lidhur me këtë ngjarje. Inspektori i Përgjithshëm John Sopko ka kërkuar një arsye përse është shpenzuar një shumë e tillë por ende nuk ka marrë një përgjigje.
Kjo ka bërë që mediat t’i drejtohet Shtëpisë së Bardhe me pyetjen se ku shkojnë paratë e taksapaguesve. Përveç shumë peripecive që po has në politikën e jashtme, tashmë Obama duhet të përballet me një tjetër skandal të mundshëm.
