Sot në mëngjes qepenat e hekurt të të gjitha bankave në Greqi kanë rënë përtokë si në një ditë të madhe zie. Flitet që kështu do të qëndrojnë deri më 6 korrik, të hënën pas referendumit popullor të nxitur nga Qeveria Cipras. Radhë të gjata pranë bankomateve në shpresë të tërheqjes së “bukës së ditës”, vetëm 60 euro. Kjo në rastin e lumtur kur në sirtarët e bankomatit ka para…
Radhë të gjata për karburant në të gjitha pikat e shpërndarjes. Ke të drejtë të marrësh vetëm 20 euro benzinë, me para të thata në dorë. Kartat e kreditit nuk kanë vlerë…
Dyndje në aeroporte nga turistët në kthim urgjent drejt vendbanimit të tyre në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian…
Alarm në sistemin zyrtar të turizmit. Zëdhënës deklarojnë se për turistët nuk ka kufi pagesash nga bankomatët…
Greqia është në kolaps. Greqia është deklaruar e rrënuar ekonomikisht.
Po kush paguan për këtë gjendje të Greqisë?
Pamja që zotëronte sot Athinën (dhe të gjithë Greqinë), nga vëzhgimi i thjeshtë me sy, tregon se ata që e paguajnë janë njerëzit e thjeshtë, ata që rrinë në radhë për “bukën e ditës”, për “benzinën e ditës”, për shpenzimet për energjinë elektrike, ujin, qiranë…
Në radhë për 60 euro-t e “bukës së ditës” nuk sheh ata që e iniciuan dhe e çuan në këtë derexhe Greqinë, që ia ulën kokën dhe ia thanë të ardhmen.
Greqia nuk sheh të ardhme. Ajo është në kaos. Është para një referendumi ku sido që të votojë, t’i thotë “JO” apo “PO” shpresat i ka të shuara.
Evropa, nëpërmjet “zërave të kamur” është e pranishme në të gjitha dritaret e vogla të televizioneve greke.
Tjerr lesh për të nxjerrë fill në furkë pa bashkë.
Gjendja e tanishme në Greqi, rrënimi ekonomik e shpirtëror i saj, është në baraspeshe midis politikës greke dhe evropiane, midis marrësve dhe dhënëseve të parave, të miliardave.
Evropa kërkon paratë që ka dhënë. Greqia refuzon që t’i japë. Nuk ka ku t’i marrë. Taksat, uljet e pagave dhe të pensioneve, rritja e TVSH për produktet e domosdoshme që mbajnë jetën gjallë kanë një kufi prekjeje. Evropa këmbëngul që këto të ulen, që populli të paguajë dhimbshëm ndërkohë që ata që e çuan Greqinë në këtë derexhe, të pasurit, miliarderët, paratë e krimit dhe të korrupsionit, të vjedhjes së madhe të fondeve akorduar ndër dhjetravjeçarë, janë ngrirë në banka të njohura për hermetikshmërinë e tyre dhe dyert e dritaret e mbyllura.
Evropa i ka dhënë paratë por nuk ka kontrolluar kurrë ku shkuan dhe si u përdorën, nuk ka kontrolluan se si ato u rikthyen në bankat nga ishin marrë në llogari private të pushtetarëve. Nuk kontrolloi se në Greqi djali apo vajza, për 15-20 vjet nga vdekja e prindit merrte pensionin e tij. Nuk kontrolloi se në Greqi askush nuk paguante taksë për shtëpinë, për pagën që merrte, për sipërfaqet e mbjella me ullinj, vreshta, drithëra, pambuk, duhan, agrume…
Ishte jashtë vëmendjes së donatorëve evropianë kontrolli ndaj parave në adresë të zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë ku një pronar me 10 ullinj shkruante se ka njëmijë, një blegtor me 10 dele shkruante se ka pesëqind…
Evropa që këto në vendet e veta i mat këto me mikrometër nuk e kërkoi dhe nuk e kontrolloi që kjo gjë të bëhet edhe në Greqinë anëtare e Bashkimit Evropian, anëtare e Evropës së Bashkuar, pjesë e të njëjtit sistem monetar, euros.
Greqia livadhisi si deshi, shiu në lëmë pa grurë, mori dhe nuk dha, vodhi ditën me diell…
Populli grek ka hyrë në një tunel pa grykë dalje, udhëton në errësirë pa një qiri të ndezur.
Evropa, nga sa shoh e dëgjoj nga zërat që më vijnë në ekranin e vogël nga Brukseli, është në alarm.
Një personalitet i saj fton popullin grek të votojë “PO” ?!
Njëqind vjet të shkuara një filozof botonte një libër, librin me titullin “Mbi parullën e Shteteve të Bashkuara të Evropës”. Konkluzioni i tij ishte se një Evropë e Bashkuar në kushtet e kapitalizmit është utopi…
Evropa u bashkua…
Evropa po shpërbëhet…
Greqia është hallka e parë e zinxhirit të saj të dobët bashkues…
Mbas saj mund të këputen hallka të tjera…
Mbase hallkën greke, në ditët në vijim, Evropa e pasur do të mundohet ta saldojë me një pikë çeliku apo bronzi.
A do të mbajë?
Dyshoj…
Shpresoj…
Shpresa është e vetmja dëshirë njerëzore që nuk vdes…
Ndërsa ndjek fytyrat dhe zërat në ekranet e vegjël të televizioneve grek mendimi më ndalet tek një e katërta e shqiptarëve, tek mërgimtarët që në këtë rrënim të Greqisë e ndjejnë veten si “kalit kur e godasin në kokë”. Nuk di nga të shkojë…

KOHA E SHLYERJES SE FATURAVE.
GJITHE NJEREZIT, TI VENE GISHTIN KOKES KUR MARRIN BORXH.
*****Banka qendrore e shqiperise te ushtroi kontrolle te perditsheme ne bankat e nivelit dyte greke dhe te tjera manovra qe tentojne te nxjerrin kapitalet shqiptare jashte saje.Te ndaloi terheqjen e parave shqiptare ,qe te mos kalojne ne greqi apo vende te treta per llogari te B.Greke .Te mose thote pastaj se humben parat .?!…~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#
Po shume e thjeshte gjysmat e parave te dhena nga europa jane prape ne Europe…ata e dine kete gje …prandaj i shtrengojne rripin vetem shumices…pse nuk taksohen oligarket???
Grekeve mir tju behet se vazhdojne me qellime te mbrapshta tju paguajne pensione shqiptareve,ne nje kohe kur keta pensioniste kontributin e tyre nder vite,e kane dhene per shtetin shqiptar dhe jo per ate grek.Ato pensione te helmuara qe mbajne brenda djallezine e kalit te trojes,sot rendojne mbi shpatullat e popullit grek,i cili sot eshte i detyruar te vuaje te gjitha poshtersite dhe krimet e qeverive fashiste greke,qe kane drejtuar deri me sot greqine.greqia sot ka probleme me te gjitha shtetet me te cilat kufizohet,per shkak te politikave qe ndjek.Greqia eshte i vetmi shtet ne bote qe nuk njeh asnje minoritet brenda kufijve te saj.
Pensione nuk u paguajnë shqiptarëve por minoritarëve (alias “vorioepirotëve”) dhe çobanëve.
minorikareve thuaj, qar i shqiptareve se ato para hyjne dhe konsumohen ne vendin tone, ky eshte plus per ne.
PROFESORI IM ASHTU SIKUR KA QENE 45 VITE ME PARE MBETE I SAKTE E KONCIZ NE SHKRIMET E TIJE,
Faleminderit nxënësi im: Ma sill në kujtesë emrin tënd se më shton jetën
O Petrika,o dashakeq injorant,ku i ke pare qe u japin shqiptareve pensione te pamerituara ne Greqi?Edhe ata shqiptaro-greke,qe merrnin nje fare ndihme,qe ju e quani pension,sa per te mbijetuar me pensionet mjerane,qe u jep shteti shqiptar,ka tre vjet qe nuk jepen me.Ty,injorant ziliqar,te duket cudi qe shteti meme te kujdeset per bashkekombesit e tij,te cilet kane marre nenshtetesine greke,ose qe jetojne edhe atje ,edhe ketu,mbasi shteti shqiptar nuk kujdeset per asnje shqiptar,qe vdes urie ketu,ne shtepine e tij,pa le qe te kujtohet per shqiptaret ,qe jetojne ne vende te tjera!Nje takem si ti,jane si ai fshatari,qe kur u pyet nga mbreti se cfare deshironte si dhurate,ai i u pergjegj se nuk donte asgje per vete,por donte qe mbreti t’i merrte perseri kalin, qe i dhuroi komshiut te tij!Morracak ziliqar ke per te ngordhur,ti dhe te gjithe ata qe te ngjajne ty,o injorant!
shqiptaret ne greqi ti vene gishtin kokes e te kthehen ne vendin e tyre ta zhvillojne dhe pse do te kerkoje sakrifica ne fillim sa ti ambjentohen femijet!
me mire sakrifica ne fillim dhe pastaj rehati ne vendin ku te gjithe te duan apo sakrifica pa fund ne greqi ku as te duan as do te te duan kurre?
kthehuni ne lagjet tuaja ku keni varret e prinderve dhe origjinen, asnjehere sdo jeni me mire ne vend te huaj!