Shpërblimi dhe ndëshkimi i Kserksit, mbretit të persëve

redaktor

Kserksi, mbreti i Persisë, ndërkohë që tërhiqej nga Greqia me një anije fenikase, ndeshi në një stuhi të fuqishme.

Anija ishte e tejmbushur me persë dhe dukej se do të fundosej.

Kserksi pyeti kapitenin nëse kishte ndonjë rrugë për të mbijetuar, dhe kapiteni i tha se duhej që të ulej pesha e anijes.

Me të dëgjuar këtë, Mbreti iu drejtua perësve: “Tani, siguria ime varet nga ju. Tani, tregoni respektin tuaj për mbretin”.

Shumë prej tyre u hodhën në det dhe anija u lehtësua, dhe persët e mbetur mbërritën të sigurtë në breg.

Kserksi kërkoi menjëherë që kapitenit t’i jepej një kurorë e artë për faktin që i shpëtoi atij jetën, por në të njëjtën kohë urdhëroi që atij t’i pritej koka, për shkaks e kishte shkaktuar vdekjen e aq shumë perësve në det.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *