Jemi këtej nja dhjetë mijë kilometra larg e sipas logjikës së atjeshme ne të përkëtejmit mund të flinim të qetë.
Po nuk mundemi të gjejmë rehat. Dhjetëmijë kilometrat nuk janë ilaç. Ajo që ka ndodhur në një gjykatë të Tiranës duhet të trondiste dhe marsianët në se ekzistojnë dhe nëse do ta merrnin vesh.Kryeministri i Shqipërisë është mes ethesh të një fushate të vështirë elektorale dhe si ai, ashtu edhe ndjekësit e tij syskuqur do të mendojnë se edhe ky shkrim i im është në menynë e kësaj fushate. Sistemi bardhezi që zotëron trutë e njerzve si ata, nuk pranojnë brenga të ngjyrave të tjera. Ata mendojnë se është Edi Rama ai që nxjerr sadopak profit nga këto shënime. Mua as më hyn në sy fare nevoja e Ramës dhe as më ze meraku për fatin e tij. Bile në duan që ta dinë saktë, unë atë e ngarkoj me përgjegjësi të madhe për mbijetesën e zgjatur të Sali Berishës me frerët e vendit në dorë.
Para dy ditësh atje është konsumuar vepra më skandaloze në historinë e Europës paskomuniste. Nuk janë gjyqtarët kukulla që u dhanë pafajësinë vrasësve të fatkeqëve që protestuan, objekte të zemërimit popullor. Ata gjyqtarë janë lecka para këmbëve të pista të sundimtarit të sotëm. Ai ata i shpërdoroi pa ia bërë syri tërrr.
Në tërë këta 20 e ca vjet në krye të politikës është konsumuar një histori e tërë shpërdorimesh. Sali Berisha ka shpërdoruar me qindra e mijëra njerëz që fillimisht rreth tij i mblodhi dëshira për një Shqipëri më të mirë se ajo e para 90. Nuk ka qenë i sukseshëm në shpërdorimin e të gjithëve, por kjo e ka tërbuar edhe më shumë dhe të pabindurve u është vërsulur me egërsinë më të madhe mediatike, policore, rrugacërore. Le të përmend ca emra, si detyrim qytetar, duke filluar me kryeministrin Meksi, Presidentët Mojsiu dhe Topi, prokurorët Sollaku dhe Ina Rama, deputetët Ngjela, Biberaj, Oketa dhe dhjetra të tjerë të nxjerrë në plan të parë nga ai vetë. Ai gjithmonë ka menduar se kjo nxjerrje në plan të parë ka qenë kryeborxhi për të ndënjur gatitu në marrëzitë e tij kriminale.
Po për fat të keq, monstra në krye të qeverisjes së shqiptarëve, ka qenë i sukseshëm me shumë dhe shumë të tjerë, zvkryeministra, ministra, kontrollorë, gjeneralë, biznesmenë, kryetarë partie, deputetë, kryebashkiakë, ambasadorë dhe diplomatë të të gjitha rangjeve. Shpërdorime mospërfillëse të llahtarshme!
Kam treguar për shpërfilljen e të nënshkruarit në rastin e embargos së naftës, kur nga libri i kujtimeve të Bullatoviçit Berisha u detyrua ta pranonte se e pat thyer disiplinën ndërkombëtare, mbasi na paskesh pasë deklaruar publikisht që nuk do ta ndalonte futjen e karburanteve në Jugosllavi! Ai e di se ku na e paskesh bërë këtë deklaratë që nuk e kishim dëgjuar ne, ambasadorët e tij, ministrat e jashtëm, kryeministri dhe doganierët “patriotë”. Është me mjaft interes të rrëfehet se në fillim të 1997, për gjestin e tij luftarak të refuzimit për të pritur dy politikanë të lartë të Uashingtonit, ai i la në padituri të dy ambasadorët që kishte dekretuar në territorin e ShBA-ve. Mua këtë lajm ma dha një aktivist politik shqiptaro amerikan, ndaj të cilit me shumë vështirësi u hoqa sikur më kish njoftuar kryeqyteti. Unë, pastaj, ia përcolla menjëherë të ndjerit Dilja lajmin që e habiti, ngaqë duhej njoftuar ai i pari zyrat e Presidencës. Ne ishim në pozitën qesharake të përdorimit rëndë-rëndë të “no comment”-it ndaj qindra telefonatave të shqetësuara për paudhësinë e kreut tonë të shtetit. U gjendëm të papërgatitur se atëherë, edhe amerikanët nuk e kishin shfaqur aq hapur pakënaqësinë, sa ç’po e shfaqin këtë herë skandalizimin për padrejtësinë kriminale të vrasjeve të janarit 2011.
Kështu vazhdon zotëria e tij të shpërdorojë. Por sidomos të shpërdorojë në një sektor nga më delikatët që për pasojë dëmton rëndë edukimin e gjeneratave të tëra të shqiptarëve, përveçse vadit lulëzimin e krimit. I tillë është shpërdorimi i pardjeshëm dhe nënshtrimi ndaj vullnetit të tij vrastar.
Bash kështu, pat shpërdoruar në një janar më parë, pesë gjyqtarët të një gjykate shumë më të lartë, kur i tregoi botës se ai ua pat vënë mbi tryeza për firma dhe ua zbuloi para kohe vendimin që ata do të jepnin të nesërmen.
Politika dhe diplomacia kanë thellësisht elementë të teatrit dhe ai mund të luante gjoja preokupimin, dhe një gjoja pritje të shqetësuar për vendimin që Gjykata e Lartë do të jepte të nesërmen në drekë. Dhe as dyshon njeri që ai e di këtë aktrim diletant politikanësh, por instikti i shpellarit inatçi e shtyu t’i shkonte të akuzuarit ballëlart për darkë, pasi pat urdhëruar tërë kameramanët e Tiranës të zinin vend një orë më parë te hyrja e banesës së ortakut të tij. Dhe si asnjëherë tjetër, shkoi me të edhe piu publikisht edhe kafenë në mëngjesin e ditës së shpalljes së vendimit. Ai sakrifikoi imazhin e pafajësisë të ortakut për të dhënë një mesazh më të rëndësishëm për të: atë që në Shqipëri të gjithë rrijnë sus përpara tij. As nuk iu dhimbs ai mender-dinjitet i shërbëtorëve të tij mjeranë me toga të zeza. As i gjykatësve dhe as i ortakut!
Por sot vepra atyre dy grave me toga dhe atij burri që lexoi vendimin është rezultat i një shpërdorimi edhe më të rëndë akoma.
Ata tre gjyqtarë e dinin që një vrasës po i dënonte vetë ata shumë rëndë. Vrasësi për nevojat e tij u hodhi katranin e turpit përpara tërë shqiptarëve bashkëkohës dhe shqiptarëve që do të lindin. Nuk e di sa rëndohen, por ata tre gjyqtarë fatkeqë, u vranë më keq se ata katër më 21 janar.
Nuk ka se si të mos e dinin se ata, ai burrë dhe ato dy gra me toga, po I shërbenin një vrasësi. Gjaksorët ordinerë vrasin në errësirë dhe bëmat e tyre merren vesh të nesërmen, a ditë më pas, kurse ai është një vrasës i dokumentuar. Prokurorët dhe gjyqtarët e këtij procesi e kishin detyrën shumë të vështirë: gjaksori i tyre pat vrarë në mes të ditës. Ai ishte një vrasës i përfolur në televizion, nëpër demostrata, nëpër gazeta të vendit dhe të botës, nëpër kanceleritë e mëdha, nëpër bisedat informale brenda ambasadave të huaja që vëzhgojnë bëmat e tij në ato vise të Ballkanit. Ishin kërkuar ekspertiza balistike në laboratorë jashtë oborreve ku fryn tufani berishian.
Ai pat vrarë edhe pse fati, për dreq, punonte kundër tij. Ai priti që demostruesit t’i hynin në korridoret e ndërtesës, siç patën hyrë ata militantët e tij, që ai vetë ia pat ndërsyer kryeministrisë, ca vjet më parë. Të mos e kish praktikuar vetë atë lloj mësymje, sot do të ishte, po vrasës përsëri, por i një shkallëze më shfajësuese. Më 21 janar nuk e ndihu fati se përgatitjeve të tij populli i revoltuar nuk iu përgjigj. Populli, për bela, nuk ishte aq i revoltuar saç e priste ai që të ishte, dhe as krahasoheshin me mësyemsit e tij trima të vitit ’98. Dhe as qëllimet e kësaj mësymje të janarit nuk ishin aq djallëzore sa të tiat në atë shtator të largët. Nuk e ndihu fati se, për tersllëkun e tij, demostrata u shpërnda dhe ai u detyrua të bënte vrasjet e planifikuara, kur bulevardi po shpopullohej. Atij po i ikte shansi me shpejtësi marramendëse. Kur do t’u a tregonte qejfin demostrantëve që të mos guxonin e të vinin më aty, me bastuna dhe me shkopinj?! Po të mos bënte ato vrasje dhe plagosje (që mund të ishin fare lehtë vdekjeprurëse dhe ato, por ato as po i zenë fort në gojë!) që kishte llogaritur, nuk do të mundte dot t’u thoshte burrave opozitarë të parlamentit “do t’jua bëj si më 21 janar!” Nuk e ndihu fati edhe për faktin se vrasja që bëri xhiron nëpër ekranet e botës, nuk shkonte hiç me deklaratat e gardistëve të tij, se “paskëshin qëlluar ngaqë po u rrezikohej jeta kryeministrit!”. Dhe tërë bota pa se si një njeri me duar në xhepa, lëvizte qetësisht te dera e hapur kurreshtar se sa gëzhoja ishin derdhur në oborr. Dhe ky fatkeq paqësor, me duar thellë në xhepa, jepej si model i agresorit mbi kryeministrin!
Pas kësaj dite, shënimet për gjaksin kryesor, janë ekzemplare: shpifje për puçe dhe puçistë; njerëz të dërguar për të mbyllur me para gojët e familjarëve të viktimave; cilësime rrugaçërore për krerët e institucioneve; akuza dhe kundërakuza, të denja për një njeri që është dhe frikacak dhe i pabesë dhe gënjeshtar dhe qënie pa sensin e vetkontrollit, që arrin deri aty, sa të thotë: “Do t’ju a bëj siç ju a bëra më 21 janar!”
Dhe këtë ua thotë deputetëve opozitarë?! Përveçse është defacto pranim i krimit për katër jetë njerëzish të revoltuar por absolutisht të pafajshëm, është dhe shprehja më fëminore e një gjaksori me pushtet! Ja, ta pyesim, zotin kryeministër: çfarë u bëri ai deputetëve kundërshtarë më 21 janar? I vrau? I plagosi? U vrau ndonjë të afërm? Thjesht, vrau katër fatkeqë që sa pa vdekur, asnjë nga deputetët nuk u a pat ditur emrat! U dha politikanëve kundërshtarë ndonjë mësim? Çfarë mësimi qe ai? I la që të kthehen në shtëpi pranë fëmijëve të tyre! E çfarë ndëshkimi na qënka ky?! Qindra tellallë dhe papagallë pas tij po përsërisin deri në mërzi fajësimin e Ramës “që i shpuri njerëzit drejt vdekjes!”
Jemi dy vjet pas asaj ngjarje. Drejtësia për këtë krim në mes të bulevardit është zero. Jeni shpërdoruar ndyraz, o të mjerë gjyqtarë! Dhe ju, dhe prokurorët e atij procesi! Është dhënë një pafajësi e turpshme! Paska një faj dhe fajtorë nuk paska! Gardistët nuk paskan faj, të vrarët po ashtu! Nuk ka në botë faj pa fajtor! E ka Rama, sikundër trumbetohet? Dy vjet pat kohë plot të kryqëzonin të akuzuarin e tyre, kryetarin e PS. Përse nuk e bënë? Por jo! Pëllitjet e tyre akuzatore janë për zhurmë, se ata e dijnë mirë që nuk është Rama fajtor. Është e përpjetë e madhe për ta ajo udhë që e përmendin po nuk kanë ndërmend t’i ngjiten.
Gjykata turpëroi veten, duke nxjerrë të pafajshëm dy pushkatarë të verbër, por vendi dhe historia e shqiptarëve kërkon kryevrasësin. Dhe bota në pesë kontinentet e di që është ai, bash ai, mallkim i kohës sonë!
(Botuar sot në DITA – pjesë e forumit me Vinçanin e Priftin mbi raportet dhe polemikat Berisha-Ambasadë amerikane)
shikojeni se qendron e verteta e popull shqipetare. http://shqipjaemaleve.net/476/
Te lumte dora o pellumb se na i nxorre pak helmin nga zemra. Por nuk mjafton per te ligen qe ka zen per gryke Shqiperine e mjere. Po shkaterron ADN-ne e popullit ky qelbesire e neveritshme
Instikti i shpellarit inatci – Portreti i Sali pordhes me tri fjale 🙂
Kam pershtypjen qe Saliu do nise te nxjerre kukullat e tij te flasin kunder “imperializmit amerikan” neper gazeta e TV qe i ka blere te gjitha. turp tu vije e faqja e zeze TE GJITHEVE. Turp edhe per shqiptaret qe nuk gjejne forca ta dalin mbi kete situate dhe tregohen te ulet deri ne piken qe durojne kete perdhunim e poshterim te perditshEm!! TURP!!!
Pushtetin e ka zene frika
Pushtetin e ka zene frika e hakmarrjes popullore, pikerisht diten e shtune, ku shqiptareve ju be thirrje per te TA ZHDUKIM QELBESIREN, hodhi ne tregun e protestave, levizje e pickimeve MJAF, per te vazhduar pickimin e rradhes ndaj qeverise, por qe i jep mesazhin nderkombetareve se Berisha dhe qeveria e tij eshte demokratike, se ja shikojeni faktin, NE PROTESTOJME TE LIRE dhe qeveria si demokratike qe eshte, nuk na pengon.
A E KUPTONI SHQIPETARE LOJEN E MJAFT-it?
Partite politike opozitare duan te protestojne ndaj qeverise, por kjo duhet te behet simbas rregullave te tyre, se po u be nje proteste jashte diktatit te partive, ka shume mundesi qe pushteti mos ti perfilli me partite opozitare, mbas rrezimit te Sali Berishes, keta opozitaret kane frike se mbas rrezimit te Berishes, dalin jashte loje.
PARTITE OPOZITARE DUAN CDO GJE TA KENE NEN KONTROLLIN E VET
Por eshte ky poshterim qe i behet popullit opozitar, qe shqiptaret sot sduhet te presin urdherat e politikaneve opozitare, se kur duhet te protestosh.
Shqiptaret jane te lidhur pazgjidhshmerisht me politiken e partive, kur ti teket lidereve te protestojne, japin urdherat dhe protestohet, qe ne fakt jane pickime, ndaj babezise dhe vrasjeve qeveritare.
KERKOHET LIDERI I RI NE DINJTETIN E SHQIPTAREVE
Kerkush nga ne nuk pretendon pushtet, pushtetin duhet ta marre ai qe ka dhene me shume per demokracine e vertete dhe nje nga keta eshte edhe gazetari i shquar dhe opozitar i bindur, MERO BAZE.
Ne ju bejme thirrje qe me filimin e PRANVERES SHQIPTARE, te shporren berishianet dhe protezat e tyre te tipit MJAFT, te shporret XHUVELIZMI, si nje e keqe qe e ka mberthyer popullin shqiptar, qe edhe atehere kur e ndeshkon me vote berishizmin, perseri ka ne krye po BERISHEN, kjo per arsye se XHUVELIZMI, u pasua nga LSI-ja e ILIR METES, qe blerjen e votes e dikton me pazarllekun politik te pushtetit.
TA ZHDUKIM QELBESIREN
Eshte thirrje qe u behet shqiptareve, per te cuar ne FERR te gjithe qelbesirat e pushtetit, qe qeverisjen e tyre e kane kthyer, ne nje biznes familjar, ku shqiptaret duhet te mbajne rradhen per tu shperblyer sipas kontributit partiak dhe jo sipas aftesive te tyre intelektuale.
Ku nje thes miell, eshte me i vlefshem se vete dinjiteti juaj
SALIUN E KA ZENE FRIKA E HAKMARRJES
E ka zene frika e hakmarrjes popullore dhe nuk vonoi, hodhi ne sulm organizatat e dikurshme te rinise, sot me emrin MJAFT, per te bere protesten e rradhes, per ti percare shqiptaret dhe per ti dhene mesazhin nderkombetareve, SE JA NE JEMI DEMOKRATE ME STANDARTE PERENDIMORE, SHIKOI SI PROTESTOJNE SI QYTETARE OPOZITARET TANE, PRANDAJ MOS NA GJYKONI STANDARTET DEMOKRATIKE.
TA ZHDUKIM QELBESIREN
Kjo duhet te jete thirrja jone, per te cuar dinjitetin tone, si europiane.
Lideret jaen ata qe po i kontribojne me shume lirise dhe demokracise se vertete europiane dhe keta lidere nuk mungojne, ata ne i njohim, i kemi pare qe pushteti i con falangat e veta, per ti mbyllur gojen me cdo mjet.
Prandaj shqiptare, bashkohuni dhe filloni PRANVEREN SHQIPTARE, mos prisni lideret e partive opozitare, tju marrin si kukulla dhe tju japin urdhera se kur duan ata te protestohet, populli duhet te protestoje ku ska uje, qe lidereve si mungon, populli duhet te protestoje kur ska drita, qe lidereve si mungon, populli duhet te protestoje kur ska buke, qe lidereve si mungon, populli duhet te protestoje kur ska pune, qe liderve si mungon.
Kemi shume arsye, per te protestuar, se ato arsye jetike per popullin, lideret i shohin vetem si mundesi per te mundur palen tjeter, ndersa ne i shohim si mundesi per te ndryshuar politiken antishqiptare.
HAKMARRJA NDAJ BERISHES, duhet te filloje me PRANVEREN SHQIPTARE, nen thirrjen:
TA ZHDUKIM QELBESIREN.
SHQIPËRIA VEZA E KOLOMBIT APO GURI I SIZIFIT ?!
Nga: Mehmet Metaj
• “Mos më lini përjetësisht në pështjellim” ka qënë amaneti i fundit i Kristofor Kolombit, (Cristoforo Colombo/Christopher Columbus, 1451-1506) dhe ky epitaf i tij ka nxitur sot studjuesit e Oxford-it dhe Harvard-it të ti deskriptojnë këtë sentence dhe po “gërmojnë” për këtë zbulues të famshëm Gjenovez të Amerikës (me mbështetjen e Ferdinand-it të II-te të Aragonës dhe Izabelës së Kastilias) origjinën e dyshuar hebreje të tij.
• Por dhe Shqiperia jonë e vogël edhe pas 60 mije vjetesh krijim e zhvillim të qënies njerëzore, edhe pas 3000 vjetësh qytërim, edhe pas 300 vjetesh kulturë shtetarie dhe përvoje botërore perëndimore, edhe pas 100 vjetësh shtet shqiptar, ç’ka që endet edhe sot në pështjellim dhe katandiset me në krye një njeri si Saliu e mbire si fandi spathi e nuk shkulet nga vendi, që gjoja po rreket të festoj 100-vjetorin e shtetit shqiptare, një njeri që s’do të ishte i denjë as për drejtues i një komune të fshatrave të thellë të Tropojës, se popujt Zulu’ të Konicës kan ecur shumë perpara dhe nuk do ta pranonin në krye të tyre?!
• Dhe ja kaloi 100-vjetori i shtetit tonë pa asnjë organizim dinjitoz për të zbardhur veprën e papërsëritëshme të burrit plakë të Vlorës, Ismail bej Qemalit, për aktin madhor dhe me të lartin historik që bëri për këte vend, asnjë botim a monografi për të e për të tjerë dishepuj të tij, Luigj Gurakuqin, Dom Nikolle Kaçorrin, Hasan Prishtinën, etj, por vetëm për Ahmet Zogollin e Matit, mbretin e vetëshpallur dhe që qe mbreti më antipatik dhe më injorant në gjithë Evropën. Thuhet se ne s’kemi asnjë akademik të dëgjuar që të ketë prodhuar vepra që të jenë botuar jashtë, dhe s’ka sesi të kemi sepse dhe akademiket tanë janë bërë të tillë me katapult partiake dje dhe sot dhe janë si doktor Adhamudhi me “çantën plotë e kokën bosh”, se dhe ata janë politizuar dhe kan mbetur dy llojesh ose i produkt-byk të sistemit te kaluar ose servilë të te periudhës tranzitive ku kan marrë grada fiktive dhe ato sipas preferencave dhe servilizmave që i kan bërë më të madhit, njëshit…!”. Se sa për humor me kujtohet që vjet beri nje vizitë kryetarja e Akademisë Suedze në Akademinë tonë të shkencave, dhe kur pyeta një kolege timin Suedez prezent në atë takim se si kaluat “mirë më tha, por patëm pak vështirësi se kryetari nuk dinte anglisht, dhe përkthente me zor sekretari sajë..e këshi qyfyresh tonat”.
• Skënderbeu në kuvendin e parë që ka bërë me shqiptarët ne Kruje me 1443-shin, dhe këta duke brohoritur i janë avitur piedestalit të tij, ju drejtua atyre duke thënë ”Unë erdha për tu dhënë shtysë përpara por tani e kuptoj se ju paskeni nevojë për fre’ “ !
• Jemi ne ata që ndonëse meritonte lapidar Ismail bej Qemali e lam te ikte dhe syrgjynosej I vetem me 1913-en dhe F. S. Nolin, që kur pasi e mundën dhe e ndoqën pashallarët e bajraktarët më 1925-ën e percollën vetem një grusht njerëzish, saqë ai i mërzitur dhe i indinjuar më shumë se nga humbja duke iu drejtuar tokës shqiptare, thonë se tha ´´Skllevër, bij sklleverish ju kurrë s´keni për ta merituar lirinë´´!
• Dhe nje shekull shtet yashme ka kaluar dhe ende kjo Shqypni s´po bëhet dot se sé lënë vet Shqiptarët e pamësuar me rregull e pa asnjë vetëdije publike të arrirë. Ndoshta dhe ngaqë ky popull i shkretë me kulture baritore s’ka mësuar fare nga historia e tij. Qe ky popull që e la ne rrugë dhe e përfollen vetëm 5-vetë Nolin e humbur më 1925-ën dhe ai i pezmatuar si asnjëhere tha” Skllevër, bij-skllevërish, ju kurrë s´kini për ta merituar lirinë”. Por nga ana tjeter nga rraca jone kan dalë dhe njerëz të shquar dhe të ditur, që nga ata me emër në botë, por dhe ata që u vetmohuan për ideal dhe prosperietet por në përgjithësi këtu ka prevlauar e keqja sepse ata që dine por s´kan rrinë e bëjnë sehir.
Në këtë vend vëretet ka patur burra të mëdhenj dhe që kan bërë xheste historike që nga ai i Ismail Qemalit (që pas tij e përdhosi vendin Haxhi Qamili, siç përdhosi Sali Berisha demokracinë tone sui generis, duke kaluar nga feudalizmi ne socializëm dhe . menjëherë në demokraci/kapitalizëm) dhe deri tek mijra intelektualë dje dhe sot të flijuar për ideal. Por në përgjithesi mendoj se në këtë vend asnjëherë s´po i vihet pika mbi “i” gjërave dhe flasim e shkruajmë dhe loja-vandale vazhdon rituali apo avazi i vjetër, dhe vendi i lihet viktime e asaje mendesi qe “sa të mendohet i mënçuri budallai mbaron punë”. Dhe kjo me kujton hosanate panegjirike Solonian, glorifikimi deri në ekstazë i absolutizmit shtetëror, lindja dhe zhvillimi pakufij i fetisheve, hyjnizimi i kultit të njëshit, mistifikimi i të vërtetave historike, robotizimi i trurit intelektual përms inkuizicionit të mendimit të lirë, këto përbejnë tek ne edhe sot e gjithë ditën frymën e ritualit të vjetër të substratit gjiriz, mbi të cilin lëshojnë rrënjë dhe harlisen për bukuri të gjitha llojet e gjëmbaçeve dhe hithrave prej nga do të mund të ushqehen të gjitha segmented e turbullirave të llahtarshme shoqërore.
• Por me sa duket ky pështjellim dhe kjo tulatje e jona nuk është e rastit nga ç’na mëson historia 100-vjeçare shtetarie dhe realiteti ynë sot. Dhe këshisoj kjo Shqipëri që po ta shohësh nga larg duket si ”Veza e Kolombit” dhe në ka mbetur si ”Guri i Sizifit” që s´gjen derman e s´zë vend kurrë përsa kohë vetëdija publike dhe intelektuale të arrijë në nivelet e standartet e duhuara të kohës dhe të hedh tej Nano-Bershet he pastroj vendin nga llumrat e tranzicionit. Eshtë vërtet rrëngjethëse kur shkon e sheh në skutat okulte te historisë sonë se ideatorëve të përpjekjeve të iluminuara iu është prerë koka ose jane abandonuar në harresën e injorances së kohës ose të Ponç-Pilatë-ve që ky vend prodhon shumë. Sa koka dhe mendje të ndritura tonat janë prerë ose syrgjynosur, filluar që nga Qeveria e Haxhi Qamilit dhe deri tek kjo e Sali Berishës sot, që nga e para mu në mes të ditës u vranë qindra njerëz të ditur midis të cilëve dhe me të mirët e Mallakastres sime, Ismail Klosi dhe Hajredin Fratari, e shumë e shumë të tjerë të këtij vendi dhe që devijoi dhe karakterin tonë që ai i regjimit komunist, ku u shfarosën në masë mendjet e vyera dhe filistine të ideve si Vilson Blloshmi dhe Genc Leka dhe ato familje që kishin taban nga kasapët e Enver Hoxhes, si Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Idriz Seiti, Feçorr Shehu, Aranit Çela, apo mendje të ndritura që do ti kishte zili bota ti kishte siç po u mban disave edhe sot eshtrat, si Noli, Konica, Kuteli, Koliqi, Poradeci, Sejfulla Maleshova, Koço Tashko, Zai Fundo, Zef Mala, e shumë e shumë të tjerë .. dhe ne kohen tone te re Sali Berisha i eleminoi të vetët e numrueshëm themelues të PD-së të gjithë dhe gjeti nje infantil, Lulzim Bashën një kalama pa asnjë kontribut apo përvojë jete dhe politike dhe e katapultoi dhe kryetar bashkie te Tiranës qe po tallet me ne qe jetojme në ryeqytet…duke qeshur si ushtar-i-bindur i Saliut dhe kur flet kujton se ka para nje kopsht fëmijësh si vetja dhe jo një kryeqytet me rreth 1 milion banorë (?!) dhe asnjeri s’bëzan se tek ne sundon ende’ injoranca dhe prevalojne njerëzit ose gjysëm të mësuar ose sharlatanë që këta si kudo janë apo bëhen pa dinë e pa iman.
• Në këtë vend dhe sot e kësajë dite sundon hipokrizia dhe arroganca e injorancës – siç e quante atë Mikelanxhelo që në sh. XV-të. Ndaj foli dhe Zarathustra i Persisë thotë Niçja 3000 vjetë më parë per tu bërë dinjitoz dhe i vetëdijshëm i mjeri njeri dhe ne ende s’kemi kuptuar e zbatuar asgjë nga dija dhe përvija njerëzore se kodet dhe idetë primordiale dhe dijen hyjnore pak e njohin. Kush u kujtua të vërë pikën mbi i’ e të vlerësoj figura të tilla nga tonat të denjigruara apo lëna ende në hije që janë ende gjallë e enden të injoruar mes nesh që rendin të etur vetëm për pushtet e para dhe shtojnë numrin e sojsëzve në këtë vend të pa dinë e pa iman.
• Ç’do popull ka qeverinë që meriton’, thotë një thënie e vjetër. Dhe nuk është rastësi që pas 100 vjetesh shtet ne kemi rënë kaq poshtë sa të kemi një qeveri me në krye Sali Berishën, që flet që prej 20-vjetesh vetem broçkulla dhe ka bërë aq zullume në kete vend si ajo e ’97-ës që jo kryeministër por as qytetar i këtij vendi s’e meriton, po meriton ta shpallesh si subjekt retroaktiv të ligjit të lashtë Grek të Ostracizmit, ta dëbosh nga vendi se përdhosi gjithça, shtetarinë, drejtësinë, politikën, ekonominë, shkencën, kulturën, historinë, shtetin të tërë, administratën shtetërore dhe s’ka burrë nëne që pas tij ta sjellë më në vete këtë vend.
• Dhe shpresa e vetme sot është opozita jonë që do jetë qeverisja e nesërme që ka shansin dhe obligimin në këte zgrip PD-istësh të ndërtoj një program të qartë dhe të vërtetë ringritjeje kombetare së pari të dinjitetit të këtij vendi dhe krahas kësajë të ekonomisë, të popullit të thjeshtëe i cili zvarritet që prej 100 vjetësh dhe 20 vjetësh demokraci.
• Në një takim me intelektual që u zhvillua më 11 Janar 1991, në Institutin e Lartë të Arteve, shkrimtari i madh disident Kasëm Trebeshina kur foli për qeverisjen tha: Qeverisjsa e vendit, është një amanet i lashtë.”Qeveriseni mirë popullin se përndryshe ai ç´do invazion të huaj do t´a quaj çlirim”-ka thënë 3500 vjet më parë mbreti Hemurabiu i Asirisë/Babilonisë së lashtë. Për lëvizjen studentore të Dhjetorit dhe Partinë Demokratike, ai tha ´´Lëvizja studentore është ende para nesh si një afresk i lartë mural dhe ne nga që jemi shumë afër tij nuk e shohim dot se sa i lartë është, do të duhen vite e kohë që të shohim e kuptojmë madhështinë e sajë´´. Dhe ja pas 20 vjetesh ajo shkoi huq përfundoi nën kthetrat e Sali Berishës që s’ndin për njeri sot dhe fjalen demokraci s’e njeh se nga bie me shtëpi. Ndërsa në një miting të PD-së ne opozitë të v. 1992 Kasëm Trebeshina, duke parë sjelljen prej Ponç-Pilati të Sali Berishës i tha “ ti s’bën dot demokraci ty të ka vdekur foshnja në lindje” (në fakt ka pas dashur ti thotë e ke vdekur foshnjën në lindje-se ai vet e përdhosi fillimin dhe po shënon sot fundin e PD-së, por haraç të madh do paguaj shumë Shqipëria dhe populli shqiptar nga ky njeri primordial).
• Por me sa duket ne mbetemi viktimë e përherëshme e vetëvehtes, si gjithmonë, që durojmë kur duhet ngutur e ngutemi kur duhet duruar, luftojmë dhe bejmë zhurme kur duhet ndenjur urtë dhe rrimë suqut kur duhet thënë açik fjala për ta kuptuar mirë dhe populli se ç´po ndodh në këte vend përpara se të jetë vonë dhe jo post-mortum dhe le të dallohen pastaj ato që duhet të ´´ikin´´ ose të paktën të rrinë ´´urtë´´.
• Duhet “kërkuar” më shumë dinjitet në këtë vend, se me njerez dinjitoz bëhet pastaj kombi dhe shteti dinjitoz, dhe për ata që i thonë vetes intelektual, me shumë mendime e pjesmarrje në jetën publike dhe politike, se përndryshe do të na sundojë përjetesisht mbretëria e bufave, prevalenca e mediokërve, që kjo Shqipëri e vogël sot me krye n’hi që është si “Vezë e Kolombit” të mos mbete përjetësisht “Guri i Sizifit”.
• Se qe te kesh te drejten per tu zemeruar duhet te jesh dinjotoz dhe parimor dhe ne krye te kesh njerez nga ky brum e me skrupuj dhe jo monstra e bastarde qe vjedhin perdite dhe nga kemishe-grisur ne vitet ’90 na jane bere super-milionere dhe ne i quajme politikane dhe presim nga nje popull qe 70 % vjen nga fshati qe te na jete si popujt qe dine “te zemerohen”, kjo dite tek ne me sa duket s’ka per te ardhur kurre !!!!!!!!
Disa nga rraca jone vazhdoni ta quanjne ende’ Saliun sikur të jetë njëfare kryeministeri që njeh ca rregulla e norma e bën ca punë dhe ka qënë i ndershëm por ..fëmijet e prishën dhe “ka dhe ca të meta të vockla”, … !
O milet dhe ju qe keni pak shkolle apo gjysem te mesuar dhe nga keta shumë i thon vehtes
Dhe analiste pale’,…shifini gjerat ne sy komentues apo intelektualë !……………
Berisha që ngerdheshet dhe shtrëmbëron surratin kur flet nuk do shumë mend të kuptohet se ç’malukat injorant shpellash i paskrupullt është dhe që di të godas vetëm pas shpine dhe po doget prej njëzet vjetësh nje popull të tërë dhe i duhet thënë troç: monster, kriminel, berr dhe çfarëdo epiteti që ka gjuha shqipe se i meriton të tëra, meriton dhe më shumë…se dogji
Shqiperine dhe sulmoi Vlorën me tanke në ’97-ën… apo e harruam, dhe tani po e çon ekonominë nën zero dhe ka shkatërruar çdo gjë, njerezit dhe vete demokracin, ekonominë e tregut, institucionet, drejtësine, kulturën, votimin etj, Ç’mund të shkatërroj më ?!!!!!
Saliut i duhet thënë stop o moster që gënjen gjithë ditën ashiqare sikur të ketë të bëj me popujt Zulu dikur, pusho o monstër shpelle se more n’qafë një popull të tërë !!! Edhe popujt Zulu nuk do ta pranonin jo më për drejtues por as për qytetar te thjeshte një njeri që ngërdheshet dhe gënjen gjithe ditën, duke mashtruar ne menyren me banale nje popull te tere sikur te kishte vte bente me antikapate siç eshte vet, duke ri-inaguruar rreuge te vjedhura, duke folur para femijve te shkolles per opoziten, duke bërë xheste shtaze edhe nga podiumi i Brukselit, duke thene qe ne jemi nga vendet me të zhvilluara në Evropë, kur 90 % e popullsise jeton në kufijte e skamjes dhe mbijetesës, vendos ne Bashkinë e kryeqytetit kryetar Lulin e Bashajve nga katundet e Dibrës që buzëqesh si idjot dhe s’di të bëj asgjë, degjon vetem Zhozin-bukurane dhe idjote që tund kokën si pulat që kakarisnin në majë të pemës, feston 100-vjetorin e shtetit shqipatr duke folur dhe bërë shtatoren më të lartë për Ahmet Zogollin e Matit, dhe ky lloj malukati quhet në zhargonin popullor “njeri pa dinë e pa iman që duhet ndalur me hu’ ”!!! Nëse ka mbetur ende’ pak dinjitet dhe njerëz dinjitoz në këtë vend ky njeri jo vetëm nuk duhet të jetë me në drejtim në krye të vendit por duhet dengdisur që të mos na dalë më as në TV se është bërë tashme surrat i neveritshëm !!!!!
Patericat si puna e Ilir Metes dhe pseudo camit Idrizi duhen denuar fort me vote ne rast se nuk ndodh reagimi qytetar per pranveren shqiptare
Faleminderit z.Kulla. Deshirojme te jeni me shume i pranishem ne median shqiptare me shkrime te tilla mjaft te goditura.Gjithashtu falenderoj edhe komentuesin “Komiteti Organizator” por vetem nje pyetje kam per te. A nuk ju duket se jeni si nje ze i vetem ne shkretetire dhe jo ashtu sic kerkon te paraqitesh si “Komitet i Organizuar”?.
Pellum Kulla i ka lepire b… shpellarit per nje kohe te gjate dhe mesa duket akoma nuk e nxjerre dot te gjithe ate qe ka ngrene per kohen qe i sherbeu.
Endri, po si mund te jete njeriu kaq i pafetyre ne menyren si flet ti, per nje njeri qe eshte satiristi numer 1 i 50 vjeteve te fundit, publicist, dramaturg…. Po mire mo Endri, cquan leperje bythe ti, se nga menyra si turresh, pa diskutuar njhere per shkrimin, del qarte inkoshienti se ti do kesh qene me ata qe gjuanin me 21 Janar kunder Berishes, e jo vetem je byth lepires po dhe i pa burre dhe vrases me pagese! Na flisje njhgere per shkrimin ku qendron e ku nuk qendron, pastaj na flisje per byth lepirje o BYTHLEPIRES! Uned kame nje verejtje per Kullen, me fuqine e penes dhe te mendjes te shkruaj me shume e mos na dali nga njhere ne te rralle!