Abuzimet me ndërtimet në zonën e plazhit tek “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës kanë çuar në qeli kryekomunarin e Rrashbullit si dhe katër funksionarë të kësaj komune. Hysen Gashi, 57 vjeç, me detyrë kryetar i komunës Rrashbull, si dhe katër funksionarë të komunës, konkretisht Viktor Ndreka, 48 vjeç drejtori urbanistik dhe tre anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit, Vasil Gjoni, 53 vjeç, Sabri Troci, 59 vjeç e Indrit Hamiti, 39 vjeç u arrestuan ditën e djeshme pasi akuzohen për “shpërdorim detyre”. Zyrtarisht Policia e Shtetit bëri të ditur se zyrtarët kanë dhënë leje ndërtimi në brezin e rërës në zonën e “Shkëmit të Kavajës” në të cilin nuk lejohen ndërtimet.
Hetimi
Hetimet në ngarkim të pesë zyrtarëve nisën në shkurt të këtij viti pas një telefonate të mbërritur në sallën operative të Policisë së Durrësit se po ndërtohej një kat pa leje në një ndërtim tek “Shkëmbi i Kavajës”. Pas kontrollit ka rezultuar se objekti ishte 10 kate dhe mbi katin e 10 të ndërtesës, në të gjithë hapësirën gjendej një armaturë me skela dhe dërrasa me qëllim ngritjen e katit të 11-të. Gjithashtu mbi katin e 10 të ndërtesës është gjendur dhe një vinç i cili përdorej për ngritjen e materialeve të ndërtimit. Më pas, nga hetimi, prokuroria arriti të zbulojë se jo vetëm kati, por i gjithë pallati ishte ndërtuar në bazë të një lejeje të kundërligjshme. Gjithashtu u zbulua gjatë hetimit paraprak se, edhe të paktën 15 praktika të tjera të lejeve të ndërtimit, janë dhënë nga komuna Rrashbull në kundërshtim me ligjin. “Në përfundim të hetimeve paraprake, prokuroria ka krijuar bindjen e arsyeshme se zyrtarët e komunës Rrashbull kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” deklaroi dje organi i akuzës. Këto praktika janë dhënë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa denoncimi është kryer nga banorët e zonës në shkurt të këtij viti.
Operacioni
Sipas prokurorisë tetë zyrtarë të komunës Rrashbull, Durrës, pesë prej të cilëve u arrestuan kanë dhënë leje për ndërtim objektesh shumëkatëshe në kundërshtim flagrant me ligjin, në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, në pjesën e rërës, në të cilën nuk lejohet ndërtimi, bazuar në vendimet përkatëse të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë. Në përfundim të hetimeve Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për pesë zyrtarët e komunës ndërsa për tre të tjerë, Erifili Theollari, Nevjana Isufi dhe Fatjon Alias vendosën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Policia organizoi ditën e djeshme operacionin e koduar “Urbanistika” i cili u finalizua me arrestimin në të njëjtën kohë të pesë zyrtarëve të komunës Rrashbull të akuzuar për “shpërdorim të detyrës”. Në momentin e arrestimit kreu komunës Hysen Gashi ka mohuar akuzën. Ai u izolua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit ku dhe është marrë në pyetje.
Prokuroria: Zyrtarët dëmtuan shtetin
Prokuroria e Përgjithshme deklaroi dje se zyrtarët e komunës Rrashbull në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke ditur se nuk kanë të drejtë për të dhënë leje ndërtimi kanë kryer me dashje veprime të paligjshme duke miratuar dhënien e lejeve të ndërtimit në mos përmbushje të rregullt të detyrës. Këto veprime kanë sjellë si pasojë dëmtimin e interesave të shtetit duke masivizuar zonën jashtë çdo kriteri ligjor pa një vizion të qartë për një zhvillim të qëndrueshëm turistik dhe urban.
Leja e ndërtesës në plazh u dha nga kryekomunari
Hetimet e kryera kanë zbuluar se leja e dhënë për ndërtesën në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” është në kundërshtim me kriteret ligjore dhe është proceduar me regjistrimin e emrit shtetasit Hysen Gashi në cilësinë e kryetarit të KRRT dhe Viktor Ndreka në cilësinë e Drejtorit të Urbanistikës dhe sekretarit të KRRT, si persona që ju atribuohet vepra penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sipas prokurorisë, në vazhdimësi të hetimeve u sekuestrua procesverbali i mbledhjes së KRRT së Komunës Rashbull. Nga verifikimi i këtij dokumenti u konstatua se KRRT- ja, e kësaj Komune kishte dhënë dhe leje të tjera në kundërshtim me kriteret ligjore. Organi i akuzës sekuestroi 15 praktika për dhënie leje për shesh ndërtimi dhe leje ndërtimi për subjekte të ndryshme, për ndërtime në zonën “Shkëmbi Kavajës” Durrës, në anën perëndimore të rrugës nacionale Durrës-Kavajë në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Të akuzuarit:
Hysen Gashi, Kryetar i Komunës Rrashbull (kryetar i KRRT), arrest me burg
Viktor Ndreka, Drejtues i Njësisë së Urbanistikës, arrest me burg
Vasil Gjoni, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull, arrest me burg
Indrit Hamiti, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull, arrest me burg
Sabri Troci, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull, arrest me burg
Erifili Theollari, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull, detyrim paraqitje
Nevjana Isufi, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull, detyrim paraqitje
Fatjon Aliaj, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull, detyrim paraqitje

Ah more të mjerë? Ju kam thënë e do t’ju them njëmilion herë se arrestimi i të korruptuarve nuk fillon nga Rrashbulli në Tiranë por nga Tirana në Rrashbull ? E doni më shqip akoma,- fillon nga shqup-i se aty e ka folenë halldupi ? Tung!
Tamam aty duhet të fillojë pëllumb,te shqup-i ? Po nuk filloi aty me cironka nuk bëhet “dasma”! Pershendetje!
Po i vrave zogjet nje nga nje foleja ngelet bosh…..
more Naci ,more Naci,
Po ky piktori I ka zogjte tek lemi prane SHQUP ndersa me cifte ne dore I kerkon neper pyll.Bile disa kane rene kllocke mu ne parlament e ne presidence.
Me siguri I kane thene nderkombetaret dil o piktor andej nga pylli dhe vra miza
Tirana ja la ne dore ndertimin e plazhit katundareve,komunes se Rrashbullit dhe Golemit!
Qellimi.Qe politikanet te kishin mundesi te abuzonin pa fund.Nga kjo perfituan edhe gangsterat,ku me presion dhe ku me leket e tyre te pista.
Megjithese plazhi ishte krejt i lire,me hapsire te mjaftueshme per tu ndertuar me nje infrastukture moderne,megjithate trotuaret,parkimet dhe WC publike,pothuaj nuk ekzistojn fare.Qytetrimin shqiptare ja lan ne dore fshatarve qe ta ndertonin.Qytetrim!!!
Ne 1994 u vendos qe ndertimi do te fillonte mbas brezit te pishave dhe me lartesi jo me lart se kupola e pishave(2-3 kat).Por ky ligj nuk u zbatua kurre.Me 1994-1994 u toleruan militantet e PD-S,kurse ne kohen e Fatos Nanos filloi baterdia qe vazhdon edhe sot.Mbi 50% te politikaneve dhe gjyktesve ne Shqiperi,meritojn burg te perjetshem,ne mungese te denimit me vdekje.Plazhi i Durresi dhe Golemit esht nje hale e madhe,dhurate e pordhitikaneve tane.Po nuk erdhen emigrantet dhe shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise,
turizmi yne vdes.Nga ndotja e madhe e Detit myku ne trup(pulla) eshte perhapur si nje epidemi.