Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, arrestoi sot në mbrëmje dy drejtues të Komisariatit të Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH-së në Tiranë. Rreth orës 19:30, agjentët e ish-SHKB, i vunë prangat të dyshuarve Nevila Mamo, me detyre shefe e Logjistikës në FNSH dhe Genci Reçit, ish-shef shtabi në këtë Komisariat.
“Arrestim i tyre u krye si rezultat i një hetimi disa mujor nga SHÇBA-ja Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë Task-Forcë, në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. Mamo dhe Reçi akuzohen për kryerjen e veprave penale të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit pasiv” dhe “falsifikimit të dokumenteve”, thanë burime zyrtare nga Ministria e Brendshme.
Bëhet me dije se dy oficerët e policisë, nëpërmjet mekanizimit të falsifikimit të dokumenteve, kanë abuzuar me detyrën, duke shpërdoruar fondet publike për një periudhë 2-vjeçare. Dëmi ekonomik i shkaktuar buxhetit është mbi 6 milionë lekë të reja. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, për hetime të mëtejshme.

Sot arrestohen ,nesèr dalin te pafajshèm dhe duke dhènè arrest shtèpie çdo gjè shpèlahet.kjo eshte drejtèsia sot.
te jepet denimi ne baze te ligjit ejo ne ne baze partie n.q.s duam te bejme shtet e jo duke mbushur zyrat e shtetit me militante e te pa afte