Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, shpërndau sot certifikatat e para të aftësisë profesionale për menaxherët e transportit shqiptar, të njohura ndërkombëtarisht, direktivë e Bashkimit Evropian që aplikohet për herë të parë.
Në një ceremoni të organizuar në mjediset e MTI-së, Haxhinasto, tha se ky është një zhvillim shumë pozitiv, që tregon se cilësia është një kërkesë parësore në shërbimet tona të transportit.
Kreu i MTI-së, shtoi se me këtë certifikatë që marrin këta operator nga një institucion i akreditur në Evropë, kanë të njëjtin kualifikim dhe cilësi për të ofruar shërbime, ashtu si kolegët e tyre në Gjermani, Francë etj. Ministri uroj përfituesit e parë, dhe theksoi se kjo certifikatë është dhënë nga instituti i trajnimit i ANALTIRIT-të, me akreditim ndërkombëtar në Unionin Ndërkombëtar të Transportit Rrugor./H.M/ Dita

Urime z. Minister
Kjo eshte dicka shume me vlere per transportin nderkombetar. Na ve ne pozita te barabarta me transportuesit e rajonit e me gjere.
Urime edhe ANALTIR-it, si shoqate e transportuesve shqiptare nderkombetare, per kembenguljen dhe ndjekjen deri ne fund te kesaj direktive te KE-se.
Urojme qe z,Minister te finalizoje edhe procesin shume te mprehte, te heqjes se taksave te transportuesve ne shtetin italian.
Edhe nje here, urime
Shpresoj te behen edhe asigurazionet shqiptare pjese e evropes se na grite nga 50 euro asiguracion per çdo 15 dite qe vime ne Albanie