Një 37-vjeçar shqiptar dhe një 23-vjeçare nga Ukraina janë arrestuar në Rodos të Greqisë.
Dy të arrestuarve iu gjetën 130 gram kokainë të fshehur në çantën e vajzës nga Ukraina.
Policia zbuloi se urdhrat jepeshin nga një i burgosur 38-vjeçar, i cili është identifikuar, por nuk saktësohet nëse ai është shqiptar apo jo.
Policia është ende në kërkim të dy anëtarëve të tjerë të grupit.
