Shpërndante drogë në shkolla, pranga ish të dënuarit

Leda Hysa

 

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 46-vjeçar, që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave të këtij qyteti.

Ardian Llana u arrestua në flagrancë nga uniformat blu në afërsi të një shkolle në kuadër të operacionit të koduar “Fusha e rërës”.

Policia kishte informacion se 46-vjeçari posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike kanabis dhe heroinë, të cilat tentonte t’i shpërndante nëpër shkolla.

Atij iu gjetën dhe iu sekuestruan 56 gram kanabis dhe 7 doza heroine gjatë kontrollit fizik. Ardian Llana ka qenë i dënuar më parë për vrasje me dashje.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *