Shpërndarja e teksteve shkollore nis më 6 shtator

Bora Basholli

Shpërndarja e teksteve shkollore këtë vit do të nis më 6 shtator. Deri në datën 11 të po këtij muaji nxënësit duhet të jenë pajisur me tekstet përkatëse. Lajmin e ka bërë të ditur Specialistja pranë MASR Shqiponja Lamçe.

“Drejtoritë e shkollave duhet ti sigurojnë shpërndarësve të librit një ose dy ambiente pa pagesë. Shitja e librave bëhet nga shitës të licencuar pranë ambienteve shkollore” tha Lamçe.

Këtë vit tekste në përdorim falas do të përfitojnë edhe klasat e pesta ndërsa nxënësit e klasave të para përveçse do të marrin libra të rinj në përfundim të vitit shkollor nuk do t`i dorëzojnë.

“Klasa e parë për çdo vit shkollor do të kenë tekstet falas duke nisur nga ky vit shkollor. Kjo është parë e arsyeshme tu jepen falas pasi kanë shumë për të ngjyrosur, dhe për të plotësuar “, u shpreh specialistja.

Lamçe, thotë se 80% e teksteve të dorëzuara në qershor janë në gjendje të mirë ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet me libra të rinj.

Për vitin shkollor 2019-2020 në arsimin fillor 80% e librave që do të shpërndahen janë nga kontigjenti i vitit të kaluar 20% do zëvendësohen nga tekste të reja që do rimbursohen nga buxheti i shtetit”

Janë 230 mijë nxënës nga 16 kategori që përfitojnë tekste në përdorim falas për arsimin 9 vjeçar, ndërsa në arsimin e mesëm të lartë përfitojnë 18 mijë nxënës, buxhetit të shtetit tekstet do t`i kushtojë 672 mln lekë.

 

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Po pse tekstet nga klasa e 2 deri tek e 5 pak kane per te shkruar, ngjyrosur dhe ngjitur?
    Ua neveritet shkollen nxenesve se ca te neveritur e kishin me ato tekste te miratuara.
    Beni reforma jo sikur, hiqni ata te paaftet ne krye dhe rrenje mendoni per ata qe vertet e duan shkollen dhe dijen se e gjejne diku tjeter dhe nuk kthehen me atje ku shkojne.
    Arsimi ne Shqiperi sa vjen dhe degradohet sepse ne arsim per te punuar kane hyre militante te te gjitha ngjyrave.
    Pastroni keto se sa per librat i duan falas vetem nevojtaret, shteti mund tua japi atyre te tjeret le te vazhdojne e ti blejne se nuk u varferuan me librat se vetem hafife pa pike vlere ushqyese iu blejne nga 200leke ne dite.
    Keto leke te librave falas investoini ne ambiente shkollore, me klasa me numer me te vogel nxenesish dhe te paisura me mire, me mesues me te kualifikuar e profesioniste dhe te jeni te sigurt se prinder e nxenes do te jene me te kenaqur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *