Shpërndarje e Parlamentit? Meta takon sot ish-presidentët

J L

Në vazhdën e takimeve për krizën politike, kreu i shtetit, Ilir Meta pritet të takohet sot me ish-presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani.

Presidenti Meta ka folur gjatë gjithë këtyre ditëve për kompetencat e tij në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Mësohet se e vetmja çështje, për të cilën ai kërkon edhe mendimin e paraardhësve të tij, për të arritur në një mendim kolegjial është ajo nëse Presidenti mund të shpërndajë Parlamentin, pasi përcaktimi kushtetues në nenin 96, pika 4, i jep të drejtë Presidentit ta shpërndajë Parlamentin vetëm “kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri”.

Dje, Meta takoi përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar, ndërsa pasdite priti ish-Presidentin Rexhep Mejdani.

Ndërsa dy ditë më parë, Meta la të kuptohet se mund të firmosë një dekret për shpërndarjen e Parlamentit.

“Parlamenti një ditë do të shpërndahet, nuk është ky problemi, puna është se ky Parlament kot sa rri edhe një ditë më shumë në këtë mënyrë si sillet. Ju e dini shumë mirë se Parlamenti shpërndahet gjithmonë me dekret të Presidentit”, u shpreh Meta.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Vertete po parlamenti ka zgjedhur presidentin, se pari duhet hequr me shqelma presidenti e pastaj te shperndahet parlamenti, o like hajduti.

  • Po qe se LIkja eshte hajdut , gje qe perseritet shpesh prej shume vitesh , pse dy metroshi personalisht e propozoj per president ?! O popull qe i ke mbijetuar poshtersise pse nuk e “mbledh” veten te gezosh lirine , te gezosh rehatine ne shtepine e ngritur me mundime ?! Nuk e mendon se kush po te drejton , ne te dyja krahet ,, majtas dhe djathtas sikurse jane vete emerruar , por pa ju neneshtrruar kontrrollit ..!

  • Ktheheni i Siri ,
    perpara se Drejtesia te pikat mbi T- iiiiiiiiiiii !

    Nji shtet qe i shkaterroj jeten qytetarit me lojrat e tij

    te papergjegjeshme Politike dhe

    nji bande Terroristesh islamike
    qe
    mbasi e vodhet kte Shtet e sot fryhen si Sheik

    mbasi vran e i degraduan cdo te Ardhme Shqiptareve ,

    per t’i shpetuar Drejtesise ,po i ven Flaken Shqiperise !

    ——
    Dhe cfar bejne shqiptaret NASHI ?

    Rrijne si Muti ne Shi !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Shqiptaret sot jane shdruar te gjithe ne ate vend ne pederasta te politikes ,
    prandaj i urren edhe Bota ,
    prandaj i mban ne Distance Europa .

    Media ka sherbyer e sherben ne kto 30-vjet si Prostituita e Pare e Bordellos se Qenve te Rruges –

    qe aty i quajne Politikane !!!!!!!!!!!!!!!

    ne Djall perfunndofshi rrace qensh anadolli

  • Deputetet kane te drejte te shkarkojne presidentin, presidenti ka te drejte te shperndaje parlamentin! Kete gje mund ta bejne ne nje dite dhe ne nje ore! Pas kesaj te ikin ne shtepi dhe vendi te beje sehir katrahuraxhinjte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *