Një nismë e ambasadës amerikane me moton “Vepro tani’ po synon të zgjojë energji të fjetura të shoqërisë shqiptare në rrethanat e sotme. Veprimtaria është përuruar sot në Teatrin Kombëtar nën drejtimin e showman-it Adi Krasta, ku është lexuar një përshëndetje e Ismail Kadaresë, dhe ku ka folur ambasadori amerikan. Në këtë moment të parë, agjencitë e informacionit kanë veçuar vetëm disa pyetje të fortta, që Arvizu ka bërë në këtë takim: “Përse u pengua realizimi i referendumit për mbetjet? Pse KQZ-ja nuk lejoi referendumin për plehrat në një kohë që u mblodhën firmat? Pse u betonizua Saranda? Pse nuk vazhdon ndryshimi turistik në Gjirokastër? Pse u vra Maria në Dukagjin, ndërkohë që gjakmarrja nuk duhet të ketë vend në këtë shekull.”
Dhe më poshtë është veçuar një pjesë tjetër, ku Arvizu u thotë të pranishmëve se “ju, shqiptarët, jeni njëlloj me të gjithë njerëzit në botë”. Ka qenë e nevojshme të nënvizohet kjo frazë e fundit?