Shpërthen Aurela Gaçe…

Ornela

Pas Jonida Maliqit, shtohet lista me këngëtarë të cilët janë të revoltuar nga të ashtuquajtur fansa, të cilët ndërhyjnë në jetën e tyre private. Me një mesazh të gjatë, këngëtarja Aurela Gaçe i ka vendosur kufirin çdo personi. Sipas saj, askush nuk ka të drejtë që të helmojë, ndaj duhet të ndryshojnë destinacion. Të gjithë mllefin që ka akumuluar me kohë, Aurela e ka shfryrë në Instagram, ndërsa ka pasur edhe mbështetjen e njerëzve të saj të dashur. “Një përshëndetje me klas për të gjithë ata që hyjnë në accounte të të tjerëve, vetëm për t’u dërguar atyre energji negative. Boll e kemi jetën të rrëmbyeshme e nuk marrim frymë duke u munduar për më të mirën. Ju të vegjël e dritëshkurtër, jetojeni ditën tuaj pa u munduar t’ia prishni dikujt tjetër, se jeta është kaq e vyer, e nuk lejoj askënd të më helmojë. Dua të shoh vetëm diell. Nëse ti vemje do të shohësh errësirë, largohu vetë nga këtu e hap dritaren e mendjes, mbase të hyn pak rrezja e diellit. Jo për gjë, po të ngroh e të ndriçon edhe fytyrën. E s’ke nevojë as për photoshop pastaj”

Share This Article
6 Comments
  • Kot kjo… edhe i mbushin vete profilet me fansa per te treguar tangerllikun… pastaj shkruaka edhe …
    E s’ke nevojë as për photoshop pastaj… Ma daiii … SI kengetare je e mire por mjaft filluat edhe ju dreqi te beni llogje sikur jeni ajka e intelektit… Nese su pelqen mos i pranoni qe ne filim si ndjekes njerezit pastaj dilni e beni scoope per te terheq vemendjen… perpiquni te beni ndonje kenge te hajrit mjat u dhate mend shqiptareve si ti edhe jonida… Jeni kengetare Sju ka marre njeri per te zevendesuar DalaiLama-n

  • SA KEQ MI GOC E VLONES SE E PASKE MARRE REVANSHIN SHUME TE MODH SE ATA TE VEGJELIT TE GJEMOJNE GJITH ANEJ SE TE MENCMIT SKON KOHE PER TY

  • SA KEQ MI GOC E VLONES SE E PASKE MARRE REVANSHIN SHUME TE MODH SE ATA TE VEGJELIT TE GJEMOJNE GJITH ANEJ SE TE MENCMIT SKON KOHE PER TY!

    FUTI NJI TE MYLLME FB DHE NUK TE SHQTESON ANJONI MO!

    HAJT TURQETA MONO MOS E CAJ KAPTINEN SHUME !

  • Qente le te lejne,karvani te eci para.Mos e vri mendjen fare se as te thoi nuk te vine ty.JE NJE NGA YJET SHQIPTARE,DHE DO JESHE SHUME SHUME GJATE

  • Avash moj goce se na mallengjeve. Me kete inerci qe ke marre ka rrezik se do ndalosh edhe shushicen e jo vetem fansat e tu. Te vjeterve u dukesh si nuselal, te rive u dukesh si plake, por ti ske pse merresh me ta se u nderhyne ne te drejtat e tyre. Prandaj qetsou e kendona ndonje kenge vlonjaçe, pa u perpjekur te trembesh ndonje qe nuk e njeh, ose qe e njeh po nuk e di se kush te shkruan. Mos mendo kurr se mund te perkrahesh per çdo gje. Prandaj qendro ne rolin e kengetares se mdryshe na ngatrron edhe fshatin qe nuk njihet per prepotence.

  • Ka nje tendence tek personat e famshem ne kerkese ndaj publicitetit per sa kohe qe u pershtatet e ne termat qe duan vete; kur punet marrin per keq merziten. Kur ndihen te injoruar kalojne ne ekstreme konfesionale e skandaloze vec te rrine ne vemendjen e publikut.Eshte nje tragji-komedi pa fund; ne cdo vend te bote.

    nga ana tjeter Aurela ka te drejte, llogjikisht s’ke pse hyn me tendence te shash e te merzitesh dike, ne rrjetet sociale. Po ky eshte realiteti…ose modero mesazhet ose mbyll akonton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *