Shpërthen bombula e gazit në banesë, plagoset rëndë një vajzë

Ornela

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Laçit.

Një vajzë 24-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë, pas shpërthimit të një bombule gazi.

Sipas policisë, bombula ishte vendosur në ballkonin e apartamentit, ndërsa vajza është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndërhyrje të specializuar.

“Më date 03.10.2017, rreth ores 07:40 , në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç – Kurbin , ka shpërthyer një bombël gazi e cila ishte e vendosur në ballkonin e apartamentit. Për pasojë është lënduar shtetasja M.G. 24 vjeçe ,e cila është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë , aktualisht nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut per jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njohftimin e policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *