Vrasja e një punonjëseje në një qendër azilantësh në Suedi ka provokuar reagime të ashpra.
Një turmë me persona të veshur me maska nisi të dhunojë barbarisht këdo që i dukej si emigrant në stacionin kryesor të trenit në Stokholm.
Përpara sulmit, grupi kishte shpërndarë fletushka ksenofobike me mesazhin: Mjaft më!
Mediat suedeze thonë se grupi mund të ketë lidhje me huliganët e futbollit.
Ata dhunuan kryesisht fëmijë të pashoqëruar, që nuk ngjanin si “suedezë”.
Ata i referoheshin në fletushka vrasjes së Alexandra Mehzer.
22-vjeçarja punonte në një qendër fëmijësh azilantë.
Ajo u qëllua për vdekje nga një 15-vjeçar nga Somalia.
Policia e Suedisë thotë se ata nuk ia dalin dot që të menaxhojnë jo vetëm vërshimin e krimeve të vogla nga emigrantët, por edhe dhunën e suedezëve ndaj emigrantëve.
