Shpërthimi i një granate në sektorin e përpunimit të metaleve në Metalurgjikun e Elbasanit ka shkaktuar vdekjen e një punonjësi të kompanisë “Kurum”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së shtunë. Nga informacionet mësohet se granata ishte mes skrapit të grumbulluar për përpunim nga kompania.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm e për pasojë ka gjetur vdekjen punonjësi Gjergji Boduri, që dyshohet se ka humbur jetën teksa është përpjekur të hapë granatën.
Trupi i pajetë i të ndjerit është nisur për në morgun e qytetit të Elbasanit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes së rëndë.

Ça tezbardhi policia supermavi. keto jan pasojat e saliimam arbenberishes qe i lan edhe breket rrugve jo vetem municionet.