Shpërthen Guradiola, refuzon të shkojë në Kinë

Gazeta Dita

Pep Guradiola ka humbur durimin. Nuk do të zhvillojë më një trune tjetër parapërgatitor në Kinë. E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka shkruar se trajneri është shumë i zemëruar me Manchester City, fajtor se ka programuar një tjetër fazë përgatitore në vendin e aziatik për 2018-ën pas eksperiencës së keqe të dy viteve më parë, gjatë së cilës gjendja e keqe e fushave ka çuar në pezullimin e ndeshjes që duhej të luhej në stadiumin “Bird’s Nest” mes Pekinit dhe City-t. Guardiola preferon impiante me kushte perfekte, në mënyrë që ta përgatisë sa më mirë ekipin për sezonin pasues.

“Qytetarët” vijnë nga paraqitja e mirë e bërë në turneun amerikan, gjatë të cilit kanë luajtur 3 ndeshje për International Champions Cup kundër rivalëve të Manchester United (e humbur 2-0), Real Madrid (e fituar 4-1) dhe Tottenham (e fituar 3-0). Natyrisht, klubi shikon nga Kina për shkak të të ardhurave më të mëdha që garanton tregu aziatik, që mund të ndihmojë edhe vetë Guardiola-n për të blerë ata lojtarë që do në merkato.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *