Shpërthen kabina elektrike në Tiranë, zona e ‘Tregut Elektrik’ pa drita

J L

Një kabinë elektrike ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme tek zona e quajtur ‘Tregu Elektrik’.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, ndërkohë që nuk dihet nëse ka apo jo të lënduar nga shpërthimi.

Policia dhe zjarrfikësja shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për të stabilizuar situatën.

Ditën e djeshme probleme të shumta ka pasur me sistemin e energjisë elektrike në kryeqytet.

Për shkak të rrëzimit të disa pemëve, shtyllave elektrike dhe telave disa zona janë zhytur në errësirë totale.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *