Dhjetëra persona janë plagosur, përfshirë këtu edhe një zjarrfikës, kur një laborator droge brenda një shtëpie në SHBA, shpërtheu këtë të martë.
Zjarrfikësit u nisën duke menduar se bëhej fjalë për një rrjedhke gazi, në Kingsbridge rreth orës 6 të mëngjesit.
Por, kur ata hynë në shtëpi gjetën një laborator droge brenda dhe njoftuan menjëherë policinë.
Më vonë, laboratori ka shpërthyer rreth orës 7:30 ndërkohë që policët dhe zjarrfikësit ishin në vendngjarje. Disa vetë u plagosën.
Mësohet se pacientët janë dërguar në spitalet lokale.

