Një automjet ka shpërthyer në qendër të qytetit të Burrelit, vetëm pak metra larg bashkisë.
Mësohet se si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërsa automjeti është shkrumbuar i gjithi.
Fillimisht u raportua se shpërthimi mund të ketë ardhur nga një bombul gazi, por pronari i makinës e ka mohuar diçka të tillë.
Në vendngjarje kanë mbërritur Prokurori i Rrethit, zjarrfikëset dhe kanë vënë nën kontroll flakët, të cilat ishin shumë të fuqishme.
