Mërgim Brahmi është një shqiptar me rrënjë nga Kosova, por që ka lindur në Zvicër dhe ka luajtur për tri shtete të ndryshme. Ishte pjesë e Shqipërisë dhe për kuqezinjtë kishte refuzuar fillimisht Zvicrën, pasi zemra e tij rrihte vetëm për dy ngjyra, të kuqen dhe të zezën. Brahimi nuk kishte më shumë se 18 vjec dhe kishte vendosur të shkonte në një kamp në Zvicër për t’u provuar për Shqipërinë, por nuk kishte nevojë të provohej fare, pasi menjëherë atij iu dha drita e gjelbër për të luajtur me kombëtaren.
Në një intervistë për “Telegrafin”, djaloshi nga Istogu tregon të gjithë prapaskenat rreth largimit të tij nga Shqipëria. Ai u largua nga Shqipëria për të luajtur me Zvicrën dhe u quajt “tradhtar” nga Redi Jupi, njeri që e mashtroi dhe pastaj e kërcënoi me “varje në sheshin e Tiranës”.
“Ishte viti 2011, kur FSHF-ja organizoi një kamp seleksionues në Zvicër dhe shkova që të provohem. Doja t’i bindja trajnerët për të luajtur me kombëtaren shqiptare, edhe pse Zvicra më kërkonte me ngulm, por unë doja vetëm Shqipërinë. Menjëherë, Redi Jupi më ka thënë mua dhe Imran Bunjakut që nuk kishim nevojë të stërviteshim, pasi na kishin përcjellë dhe ishim pjesë e Shqipërisë, – shprehet fillimisht Brahimi për “Telegrafin”. – Të luaja për Shqipërinë ka qenë ëndërr e imja dhe m’u bë realitet. Kam luajtur për Shqipërinë U-21 dhe një ndeshje ndaj Iranit me Kombëtaren A. Mezi prisja të më vinte ftesa për të shkuar me dëshirën më të madhe për të luajtur për vendin tim. Para ndeshjes me Rusinë më erdhi ftesa nga Redi Jupi që të luanim në Moskë dhe përgjigjia ime ishte se duhet të fluturoj një ditë më vonë, pasi kishim ndeshje me klubin, Grasshopper, dhe nuk më lejonin.
Jupi më tha se atëherë do të duhet ta nxjerr me paratë e mia biletën e aeroplanit. Kjo gjë nuk ishte në rregull dhe nuk pranova, – vijon tutje Brahimi. – Pas insistimit tim, që FSHF-ja të paguajë biletën, ashtu ndodhi, dhe shkova në Rusi. Në Moskë, Jupi më kërkoi paratë e biletës që ka paguar FSHF-ja dhe, natyrisht, nuk ia dhashë, sepse është detyrë e FSHF-së të paguajë biletat e lojtarëve. Luajtëm ndeshjen dhe arritëm një barazim të madh përballë Rusisë 0-0. Kur po kthehesha, ishim katër futbollistë nga Zvicra. Ndërsa tre prej tyre fluturuan, mua më thanë se nuk kam biletë kthyese për në Zvicër. Kam telefonuar pa reshtur Redi Jupin dhe të gjithë në FSHF, por askush nuk m’u përgjigj.
Më mashtruan, më tradhëtuan, më lanë të vetëm në një shtet si Rusia. U desh të qëndroj një natë në hotel, për ta nxjerrë biletën të nesërmen dhe të fluturoj për në Zvicër. Me të ardhur në Zvicër, kam thënë se nuk do të kthehem më në Shqipëri, deri sa të jetë ai njeri aty. Ai më kërcënoi edhe me jetë, duke thënë se do të më varte në shesh të Tiranës, por nuk do t’i realizohet asnjëherë ajo dëshirë. Jupi nuk mund të bëhet më shqiptar se unë. Një person si ai, që e dëmton Shqipërinë, duke i larguar talentet me sjelljet e tij të vrazhda, nuk është shqiptar dhe nuk ia do të mirën vendit të tij.”
Kështu shprehet Brahimi për “Telegrafin”, teksa tregon edhe përvojën e tij me Zvicrën. “Pas asaj që ndodhi, më telefoni trajneri i Zvicrës dhe pranova të luaja për ta, pasi ai më dëshironte me çdo kusht. Zvicrës i jam mirënjohës për mundësitë që m’i ka dhënë të rritem, shkollohem dhe të bëhem futbollist profesionist”, – thotë Mërgimi, i cili në fund zgjodhi të luajë për vendlindjen e tij, Kosovën: “Jam kontaktuar nga një person i përfaqësueses së Kosovës, që më ka treguar se kanë interes për mua. Pastaj, jam takuar me ndihmëstrajnerin, Muharrem Sahiti, dhe nuk më është dashur të mendohem fare për ta zgjedhur Kosovën.”

bravo djali se kombetarja shqiptare eshte prone private e dukes ,presidentit te perjetshem shqiptar te futbollit dhe disa cirakeve bythlepires te tij.Enveri i futbollit,rrofte partia e dukes.
Redi nje cope pederasti eshte ,duhen shporur bashke me Shulkun dhe kryehajdutin Duken
Ja pra kjo eshte F:SH:F e Dukes se korruptum e hajdut qe vjedhin edhe paret e biletave te futbollisteve, por qe kerkon te na shitet si i madhduke vjedhe edhe meritat e Trajneri De Biazi. Keshilli i shtetit eshtei njejte me keto hajduta se duhej te kishte zbullu me kohe vjedhjet e shperdorimet ne F:SH:F:
kur te vish here tjeter laji me mire dhembet se Redi Jupi, shte model i rregullsise, thjeshtesise, e flet gjith kulture dhe kur e degjon ne emisionin sfidanti sportiv, kupton e meson sikur ai te ishte lojtar brez me specialistin A.hafizin, por eshte vetem nxenes i tij. dhe me rspekt.