Shpërthen Nishani: S’jam pyetur për reformën në drejtësi

Saimir Lleshi

Në pritjen tradicionale vjetore me gazetarët, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ceku sfidat që ka sot demokracia e vendit tonë, duke u ndalur në kryetemën e muajve të fundit; reformën në drejtësi.

Presidenti Nishani qortoi maxhorancën, e cila sipas tij nuk ka kërkuar mendimin e institucionit që ai drejton për reformën në fjalë, ndërsa bëri thirrje për angazhim maksimal të klasës politike në hartimin e një drafti të përbashkët.

Sipas kreut të shtetit, është me rëndësi që të arrihet së pari gjuha e përbashkët e klasës politike shqiptare dhe më pas jetësimi i reformës nga ekspertët në bazë të dakortësimit të politikës.

“Reforma në sistemin e drejtësisë nuk mund të jetë peng e një vullneti. Duhet vullneti i shprehur i të gjithë aktorëve, veçanërisht atyre politikë.  Palët të ulen në tryezë për t’i lënë më pas hapësirë dhe kohë ekspertëve që të jetësojnë dakortësimin e tyre”, tha Nishani.

Në këtë kuadër, Presidenti shprehu gatishmërinë për të qenë lehtësues në dialogun e palëve për këtë reformë.

Presidenti vlerësoi se në vitin që lamë pas konkurrenca mediatike u rrit duke rritur edhe cilësinë, megjithatë tha se demokracia shqiptare mbetet ende e brishtë dhe balancimi i pushteteve i rrezikuar.

Share This Article
9 Comments
  • Nje gjoja president qe perfaqeson vetem veten dhe banden kriminale te PD. Qellimi i ketij njeriu eshte i njejte me banden e PD dhe te Leshelise: te pengojne reformen ne drejtesi, ndonese populli shqiptar, ne mase, e kerkon nje gje te tille. Atehere, çfare perfaqeson ky kerme me banden e Saliut? Akoma duan ta mbajne popullin nen zgjedhen e nje sistemi drejtesie te kalbur deri ne palce? Apo keshtu te leverdis ty o nishan ziu me sali zezen. Perfundimisht, Shqiperia nuk ka presidence, por vetem nje shtojce ne bisht te klanit kriminal te PD. Populli duhet te marre fatet e veta ne dore, perndryshe, keta zullumqare: president, klani kriminal i PD dhe klani kriminal i leshelise, do te na groposin me keq.

  • Te Lutem zoti President,qendro larg reformes. Do ti besh ndere popullit shqiptare po te distancohesh nga kjo reforme , qe populli po e pret me padurim.

  • Jo zoti President , ju nuk mund te jeni pjese e kesaj reforme ne drejtesi , ne kete stad te procesit. Ju zoti Presidenti yne prisni tju vije rradha e punes tuaj , dekretimi i ndryshimeve qe #o te miratoje Parlamenti. Ju zoti President prisni rradhen dhe te zbatoni ligjet drejte pa i defprmuar ato per interesat tuaja politike. Ju zoti President duhet te beni analizen e punes Tuaj me drejtesine dhe te heshtni per kete drejtesi qe gatove duke demtuar gjithe shtetin . Tani beni serisht ate qe nuk duhet te beje nje President. Mos fut duart ku nuk te takon. Reforma ne drejtesi eshte pergjegjsi e Parlamentit dhe nuk ka pse ti beni corbe punet. Ju zoti President do mbeteni ne historine e shtetit si Presidenti i partise qe e votoi dhe kurrsesi Presidenti i shqiptareve……

  • Kur I mbaron mandate ketij trapit, ketij kelyshi komunist e berishistqe ka bere kerdine ne pronat e te tjereve, duke vjedhur e tjetersuar prona per familjen kurve te gruas se tij.

  • ik o psikopat kush mutin duhet te pyesi ty luli apo babai sala koka e krimit gjykatave shqiptare je ti presidenti ma funeber ne historine e shtetit shqiptar

  • Mire eshte qe te behet kjo reforme qe ti … mamaja edi rames e sali berishes dhe likes me kosheren e hajdutave .te majt e te djathte hajdutat skan as ngjyre e as ideal ishalla e con amerika deri ne fund po qe se nuk kalon ne site qe nga presidenti kryeministri e deri te gjykatesi me i vogel ateher do jet nje verr ne uje .po qe se behet kjo 20% e me shum do e kalojn kohen duke loz domino ne burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *