Një bombë ka shpërthyer në një autobus në qendër të Tel Avivit, në një prej rrugëve më të frekuentura të qytetit izrealit. Deri tani flitet për rreth 20 të plagosur, disa prej tyre në gjendje shumë të rëndë.
Policia izraelite ka deklaruar se bëhet fjalë për një akt terrorist. Edhe zëdhënësi i Kryeministrit Benjamin Netanyahu e ka cilësuar ngjarjen si akt terrorist. Sipas të përditshmes “Haaretz” kanë nisur kërkimet për gjetjen e autorëve, çka do të thotë se nuk bëhet fjalë për një akt terrorist kamikaz. Sipas të dhënave të para, mjeti shpërthyes ka qenë i futur në një çantë.
Pjesa më e madhe të lënduarve janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Në Rripin e Gazës, menjëherë sapo stacionet radiofonike dhanë lajmin, janë të dëgjuar të shtëna në ajër, shenjë kjo e triumfit.