Shpërthen një automjet pranë “Shkëmbit të Kavajës”, dyshohet për eksploziv

Dita

Shpërthen një automjet pranë “Shkëmbit të Kavajës”, dyshohet për eksploziv

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Aautomjet tip “Benz” ka shpërthyer në zonën e njohur si “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës. Mjeti ishte parkuar në rrugën dytësore, kur ka shpërthyer në flakë.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohet se mjetit i është vendosur eksploziv gjatë natës. Nga shperthimi ka mbetur i plagosur, Ardian Trota, i cili është transportuar në spital.

Biznesmeni Ardian Trota ka qenë objekt i një tjetër atentati më 28 qershor të 2013. Pronari i një pike karburanti në dalje të Kukësit është qëlluar nga 2 persona. Nga sulmi me armë në pikën e karburantit mbetën të plagosur 5 persona.

Mediat atëherë shkruanin se Trota njihej si i forti i Kukësit dhe nga sulmi kishte mbetur i plagosur. Në këtë ngjarje u plagosën edhe kunati i shënjestres, Besnik Axhami 57 vjeç dhe roja i karburantit Osman Voka 50 vjeç.

Ndërkohë po atë ditë ne Spitalin Ushtarak u paraqitën dy persona të plagosur, daje e nip nga Kukesi, Halit Gjuta dhe Baftjar Bruka, të cilët kishin plagë me arme zjarri ne këmbë. Ata kanë deklaruar se janë qëlluar me armë në automjet pranë Pallatit të Brigadave pas mesnate.

Pas hetimeve, policia dyshonte se janë plagosur në shkëmbimin e zjarri në Kukës me Ardian Troten dhe plagosjen në Tirane e kanë nxjerrë si alibi për t’i shpetuar ndjekjes.

Në mbrëmjen e asaj nate, 28 qershor 2013 policia e Kukësit raportoi arrestimin e Brukës dhe të Vladimir Gjutës si autorë të dyshuar të sulmit ndaj karburantit në Morinë.

10474193_507635766041791_9105071486417636430_n

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *