Një shpërthim i fuqishëm në një transformator elektrik në një objekt në rikonstruksion, i mori jetën një punëtori të firmës private të ndërtimit. Të plagosur mbetën edhe dy punonjës të tjerë të kompanisë së ndërtimit, të cilët janë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në repartin e djegieve.
Shpërthimi ndodhi në një objekt në ndërtim në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa të plagosur mbetën Gjersi Sula, Fari Çollaku dhe një punëtor tjetër me inicialet S.Ç, ku njëri prej tyre ndërroi jetë në spital. Emri i tij ende nuk bëhet i ditur.
Policia thotë se transformatori shpërtheu si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa në një reagim më të detajuar për ngjarjen, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sqaroi se: Një kompani private, ishte duke kryer punime në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë.
OSHEE ka ndërhyrë duke stakuar energjinë elektrike në nënstacionin e Kasharit, për të shmangur pasoja më tragjike nga shpërthimi i shkaktuar.
Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.
“Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nstacionit me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura. Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë subjektit në rikonstruksion”, – thotë OSHEE në një njoftim për ngjarjen.

e.t./dita

Ky defekt le pa energji konsumatoret, dhe la te vdekur ne vend punetorin.
Si e paskan shkurtuar linjen me 110Vat?
Kush iu dha urdher? Per interes te kujt?
Me siguri i jane afruar linjes tej normave te lejuara me makinerite e punimeve ose jo, gjate punimeve dhe per shkak te tensionit shume te larte eshte shkaktuar hark elektrik , dika e ngjashme me rrufene, qe eshte mjaft e rrezikshme per jeten e njeriut.
Ky eshte rezultati i paisjes me deshmi manovrimi nga DPSHTRR. Ne artikull nuk thuhet por me siguri distanca eshte shkurtuar me kollonen e ndonje eskavatori.
Deri ne vitin 2009 keto deshmi jepeshin nga Shoqata e Ndertuesve ne bashkepunim me Ministrine e puneve Publike.Shoqata bente jo vetem instruktimin teknik por edhe ate te sigurise se punes.Ne vitin 2009 me VKM kjo e drejte i kaloj DPSHTRR-se, u menjanua Shoqata Ndertuesve dhe u katerfishua detyrimi i pageses per manovratoret.
Injoranca dhe Korrupsioni vrasin dhe njerez.
Shume dakort me ju Qytetari. Ka nevoje per me shume informacion sepse keta pisanjose hedhin ne media keto lloj njoftimesh absurde qe te themi te drejten jo te gjithe i kuptojme.
Nga menyra si eshte shpjeguar aksidenti nga OSHEE duket sikur e ka fajin transformatori, dhe mbaroi kjo pune. Ndersa me keto qe thua ti shkaqet jane me te thella, korrupsioni dhe maskaralleku i qeverise
Ore merresh me ndonje pune tjeter ti gjithollogu plehrave apo dikush te paguan te na cash derrasa 24/7. Vetem emri ketij langaraqi 3-4 here ne cdo shkrim. Je qepur Thanos si muti per kepuce.
hajde Predaktorrrr, daktorr farre je,,..nuk ta ka qefi te ti caj derrasat 24 ore?..Sa here ne dite e do, me thuaj..
Ky eshte njoftin teknik :”kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST”. Si shperthenka transformtori keshtu, po mbrojta pse nuk veproi? Linja 110 kV duhej te ishte stakuar automatikisht.Ne rastin me te mire ka lajthitur gazetari, ne rastin me te keq ka luajtur nga fiqiri gjithe OST-ja. Nese nuk dini, merrni ore ing. L.Pjetrin se ne Tirane e keni.
ckuptim ka fraza “kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST” per lexuesin pa njohuri niveli
Pse gazetari nuk heton procedurat
Pse gazetari nuk con deri ne fund detyren dhe na publikon cerek lajmi